LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sulmet e Bashës, tek nevoja e qytetarëve për Lëvizjen për Ndryshim/ Apeli i Topallit për shqiptarët

19 Prill 2021, 11:01, Politikë CNA
Nga sulmet e Bashës, tek nevoja e qytetarëve për Lëvizjen

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, në një intervistë për CNA.al, ka folur lidhur me fushatën elektorale dhe zgjeshjet e 25 prillit.

Topalli thotë se Lëvizja për Ndryshim është paraqitur në këto zgjedhje si alternativë kundër klasës aktuale politike, ndërsa thekson se Lëvizja për Ndryshim ka tërhequr vëmendjen dhe besimin për ekipin dhe kauzën e saj.

Gjatë intervistës për CNA.al Topalli ka bërë deklarata të forta teksa u shpreh se nëse nuk do të hynte në garë Lëvizja për Ndryshim kjo fushatë do ishte njësoj si fushata e 2017.

Topalli thotë se ekipi i Lëvizjes për Ndryshim është pritur me shumë kuriozitet e shpresë nga qytetarët, por nga ana tjetër është sulmuar nga të tre Kryetaret.

Mes të tjerash ajo thekson se Lëvizja për Ndryshim është sulmuar nga Lulzim Basha, që para se të lindte.

Përsa i përket shitblerjes së votës, Topalli ngriti alarmin ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për skllavërimin e qytetarëve.

Më tej ajo ftoi çdo qytetar të votojnë kundër klasës së vjetër politike, kundër Ramës, Metës, Bashës.

Intervista e plotë:

1)Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si paraqitet situata në fushatën zgjedhore të Lëvizjes për Ndryshim?

Ne jemi rebelët kundër sistemit politik aktual. Levizja Për Ndryshim është paraqitur në këto zgjedhje si alternative kundra klasëse aktuale politike. Ajo ka tërhequr vëmendjen dhe besimin për ekipin dhe kauzën e saj . Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur ne fushat e tyre, intelektuale të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencen me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikbërje të ndershme të sinqertë për qytetarët. Tek Levizja për Ndryshim nis Ndryshimi dhe në keto zgjedhje votohet për Ndryshim. Ndryshim jo me fjalë por me vepra. Ndryshim që fillon tek vetja. Ndryshim që fillon tek guximi për t?u perballur me 3 Kryetaret e partive .
Lëvizja për Ndryshim synon të largojë tre Kryetarët, që në 3 dekada kanë patur të gjithë pozicionet qeverisëse ( ekzekutive) dhe rezultati është kjo që shohim sot: Një Shqipëri që boshatiset, me një varfëri ekstreme që shkon në 40% të numrit të popullsisë. Ne jemi rebelët kundër sistemit të korruptuar aktual.

2)Çfarë shihni ndryshe në fushatë kësaj radhe krahasuar me herë të tjera?

Nëse nuk do hynte ne garë Levizja për Ndryshim, si e vetmja Alternativë kundër klasës së korruptuar politike, kjo fushatë do ishte fushata e 2017 bis. Shqiptarët e kanë të qartë se ata te tre janë bashkë.
Ata kanë ndarë vetëm rolet teatrale, që luajnë në skenën politike aktuale. Ata kanë qenë bashkë edhe në qeveri. Ata janë bashkë edhe në interesa ekonomike. Ata janë bashkë si monopolist jo vetëm të skenës politike, por edhe të pasurisë publike.

3)Si jeni pritur nga ana e qytetarëve? Kush kanë qenë shqetësimet më të shpeshta?

Njerëzit duan Ndryshimin. Ata e kanë të qarte se nuk ka ndryshim me 3 Kryetarët e partive.Nuk ka ndryshim me Kryetarë të korruptuar. Lëvizja për Ndryshim synon një kryeministër të pakorruptuar, që të punojë për tre milionë shqiptarë dhe jo për 3 kryetarët. Ekipi i Lëvizjes për Ndryshim është pritur me shumë kuriozitet e shpresë nga qytetarët.

Por nga ana tjetër ajo është sulmuar nga të tre Kryetarët e korruptuar. Që para se të lindte ajo është sulmuar nga Lulzim Basha, njëlloj sic sulmonte Ramiz Alia, 3 dekada me parë Partinë Demokratike. Sulmet e shpifjet kundra të rinjve dhe profesionisteve të pakorruptuar të Levizjes për ndryshim dëshmojnë mendësinë enveriste të tre Kryetarëve, por në të njëjtën kohë tregojne sa frikë këta nga Ndryshimi.

Gjatë fushatës , kudo shohim humbjen e shpresës dhe nevojën për Ndryshim, nevojën për punësim dhe siguri. Kudo shohim fshatra e qytete të boshatisura dhe të rinj që thonë se nëse nuk ndodh ndryshimi ne do ikim. Papunësia dhe korrupsioni janë plaga më e rëndë aktualisht, por boshtaisja e vendit është momenti më dramatik. Shqipëria është në një udhëkryq kritik. Ndryshimi ështeë nevojë emergjente. Largimi i tre Kryetarëve dhe krijimi i një klase të re politike është fillimi i Ndryshimit.

4)A keni hasur deri tani probleme sa i takon shitblerjes së votës?
Shitblerja e votës nga të dyja palët është një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin.Në fakt është tentativa për skllavërimin e qytetarëve.
Ajo është përpjekja e tre kryetarëve për të lidhur me bukën e gojës, me vendin e punës.
Ajo është skllavërimi i shekullit të 21.
?Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfer sa për tu shitur?. Ftoj çdo qytetar , dilni e votoni kundëe klasës së vjetër politike.
Dilni nga shtëpia për të votuar kundër Edi Ramës, kundëe Ilir Metës dhe kundër Lulzim Bashës.
Ndëshkoni me votë koncesionet e tyre, vilat e pa deklaruara, korrupsionin e pa kufi të tyre.
Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni Nr.11./CNA.al

Lajmet e fundit nga