LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i kujton Ramës fotot nudo/ “I shqetësuar” për të dashurat e politikanëve dhe prokurorëve

19 Prill 2021, 11:24, Politikë CNA
Meta i kujton Ramës fotot nudo/ “I shqetësuar” për

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra, sot në një konferencë për shtyp.

Ai u shpreh se në 25 prill do të jetë në Vlorë dhe do të vëzhgojë nga afër numërimin e votave.

?Unë unë kam bërë zgjedhjen time, jam me shqiptarët. Do jem në Vlorë kur të numërohen votat. Komisionerët duhet të japin jetën për të mbrojtur votën e vlonjatëve. Larg duart nga zgjedhjet, larg duart nga jeta intime e shqiptarëve?, tha Meta.

Ai i kujtoi kryeministrit Rama fotot intime që qarkulluan kohë më parë ndërsa u shpreh se ka qenë i pari që i doli në krah.

?I kam dalë në krah kur i kanë dalë fotot, që i bëri vetë. Epo tashi patronazhistët se kë ka të dashur ky prokuror e ky politikan sikur nuk shkon?, tha Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga