Connect with Us

Meta “del nga shinat”/ Patronazhistët po më ngacmojnë vajzën, ja çfarë i thonë

Politikë

Meta “del nga shinat”/ Patronazhistët po më ngacmojnë vajzën, ja çfarë i thonë

Publikuar

-

Meta “del nga shinat”/ Patronazhistët po më ngacmojnë vajzën, ja çfarë i thonë

Presidenti Ilir Meta duket se ka dalë nga shinat dhe ka nisur të panikoset nga humbja që do të pësojë partia e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një konferencë për media, Meta nxori mbështetësin e tij si sipërmarës që nuk ka marrë shërbim nga shteti për shkak se mbështet Monika Kryemadhin.

Meta tha se nga sot do i vendosë një nga truprojat e tij, ndërsa theksoi se patronazhistët kanë nisur të ngacmojnë edhe vajzën e tij të vogël, pasi e kanë marrë vesh që e ka pikë të dobët.

10 mijë fuksa janë shtuar në administërtë shtetërore. Nesër do të bëjmë padi. Erionit do i vë një nga shoqëruesit e mi të rri me të. Patronazhistët duke i ditur pikët e dobëta më ngacmojnë edhe vajzën e vogël. Patronazhistët i çojnë një lajm që sikur kisha sharë gruan e Damianit dhe më tha babi mos pi më dhe mos u merr me gruan e tjetrit.

Marr Tedin urgjent dhe i them mos kam bërë ndonjë lapsus se nuk merrem me gratë e  shokëve. Patronazhistët i thonë vajzës që thuaj babit të ruaj figurën e presidentit, mos bërtasë, shumë. Prokurorët dhe gjyqatrët dhe politikanët e opozitës janë në survevijm dhe kur u kapin ndonjë gjë të vogël u thonë të doli kjo ose ajo. Jemi në ditët historike për kombin tonë. Deri në 26 prill të ndjekin Facebook tim sepse në televiziione u thonë mos dëgjo presidentin por gënjeshtat për aeroportin e Kukësit”, tha Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  Yuri Kim thirrje mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Reagon për herë të parë Tom Doshi

LEXO EDHE:  “I tronditur nga viktimat”/ Meta mesazh presidentit grek

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Kur do ti bëjë zgjedhjet lokale, Lulzim Basha?!

LEXO EDHE:  Shifra shokuese/ Zbardhen shpenzimet e luksit Qeveritar

LEXO TE PLOTE