Connect with Us

Konflikti me një të plagosur në Kavajë/ Dalin pamjet nga zyra e PD-së

Aktualitet

Konflikti me një të plagosur në Kavajë/ Dalin pamjet nga zyra e PD-së

Publikuar

-

Konflikti me një të plagosur në Kavajë/ Dalin pamjet nga zyra e PD-së

Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku është konfliktuar sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Oshtuni, me disa persona.

Në videon e parë të siguruar nga CNA.al, janë pamje të filmuara pak minuta pas të shtënave me armë, ku u plagos Oshtuni.

Mbështetësit e PD-së kanë shpërthyer në sharje ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi pretendojnë se personat e konfliktuar me sekretarin demokrat janë aktivistë të PS-së.

Ndërsa në videon e dytë janë pamje të mëvonshme nga momenti kur policia ka rrethuar zonën dhe po mbikëqyr vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Mallkimi i PD, në ditën e Shën Valentinit

Sakaq, pranë zyrës së PD-së ku ka ndodhur konflikti ka shkuar kandidatja për deputete Grida Duma dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Ku nga një atentat mbeti i vrarë një 41 vjeçar, Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Detaje të reja janë mësuar për këtë ngjarje ku gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa. Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

LEXO EDHE:  Basha arrin fitoren e parë

LEXO EDHE:  Lulzim Basha largon Xhelal Mziun, zbulohet kandidati i ri/ Në Kamëz fillojnë përplasjet

Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Vlorë/ Klodiana Lala i kërkon “llogari” policisë, për personin e tretë që ndodhej në makinë

Publikuar

-

Nga

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala dha detaje për vrasjen në Vlorë  ku humbi jetën Bledar Bircaj.

Lala konfirmoi se në makinë gjatë atentatit ndodhej një tjetër person, 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birça. Ndërkohë ditën e sotme, Lala ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë person. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala kërkon transparencë nga ana e policisë.

“Kush eshte personi i trete qe ndodhej ne makinen qe drejtohej nga Bledar Bircaj, 40-vjecari qe u ekzekutua ne Vlore? E zbulova qe ne automjet ishte nje tjeter person pas insistimit te kolegut Balla ne emision mbremjen e se martes. Perse policia e Vlores e fshehu kete fakt? Cfare fshihet pas?
Kush eshte ky njeri? Thjeshte nje 20 vjeçar i tronditur qe nuk thote asgje per ngjarjen?
Cfare fsheh tjeter policia ne lidhje me kete ngjarje? Si eshte e mundur qe asnje zyrtari policie si kujtohet emri i ketij pasagjeri qe plumbat e falen? Pres qe te policia te na sqaroje, te beje transparence.
Eshte detyrim ligjor i saj”, shkruan Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në pranga katër persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga katër persona për prostitucion. Mësohet se shtetasit me iniciale R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe shfrytëzonin një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht.

Mes tyre ka qenë edhe pronari dhe administratorja e hotelit. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE