LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jargaviteshe poshtë skrivanisë të Metës”/ Mesila Doda: Celula e SHQUP-it në veprim

19 Prill 2021, 08:30, Politikë CNA
“Jargaviteshe poshtë skrivanisë të Metës”/

Ish deputetes se PDIU-së, Mesila Doda dhe sot kandidates për deputete në listën e Lulzim Bashës, nuk i është dashur shumë kohë, për të konfirmuar personalitetin e saj të dyfishtë në politikë.

Herë pro kryeministrit Edi Rama dhe herë pror kreut të PD-së Lulzim Basha, ajo ka tentuar dhe tenton të zërë një karrige deputeti në Kuvend.

Dikur, nuk e mbante gojën ndaj Lulzim Bashës, të cilin e ?kryqëzonte? dhe e akuzonte për shkatërrim të Partisë Demokratike. Përplasjen, Doda me Bashën e ka thelluar edhe më tej, deri tek përplasja me simpatizantët e PD.

Në vitin 2017, Doda, ka sulmuar ashpër Bashën dhe PD, nga faqja e saj në rrjete sociale me anë të komenteve.

Kujtojmë se ajo u përfshi në replika të ashpra me simpatizantët e PD-së, replika që  kaluan edhe në fyerje personale.

Situata degradoi me komente tek një status i Besnik Mustafajt i cili lajmëronte takimin e grupit anti-Basha.

?Celula e SHQUP-it në veprim? e kam përjetuar në kurriz tim këtë bandë gojëndyresh, që shajnë e ndyjnë gjithçka e fshehin fytyrën, qysh dy vjet më parë dhe ishin një nga arsyet që më bën të largohesha pa e kthyer kokën nga partia e lirisë, që themeluam bashkë ne ?90. Kjo histeria e komenteve me pagatorë e gojëndyre, është një nga faqet më të turpshme të ketij stadi të demokracisë shqiptare..?, komentonte Doda.

Nuk ka përfunduar këtu sherri në rrjete sociale, mes Dodës dhe simpatizantëve të PD, ku njëra prej tyre i është përveshur keq, duke i thënë se ajo, nuk kishte lidhje me Dhjetorin 90.

?Mesila kujt i thua celula ti. Atyre që rrisin fëmijët në mitingje, kur ti jaragviteshe poshtë skrivanisë së Ilir Metës? Apo harrove që u bëre shefe kabineti? Mesila, çfarë lidhje ke ti me Dhjetorin 90? DhjEtori 90 të ka filluar në Mars 91 dhe atëherë ti ke mbajtur një fjalim kundër Berishës e PD-së. Mesila të kam ndjekur në rrugëtimin tënd politik, jo nga simpatia por të kuptoj, dhe të bindem se politika unifikohet  me spërdredhjet imorale të një femre?, i kundërpërgjigjej simpatizantia e PD, akuzave të Dodës./CNA.al

Lajmet e fundit nga