LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti në Kavajë/ Patozi: Janë konflikte artificiale, sepse të njëjtit bëjnë flirtin

19 Prill 2021, 20:58, Politikë CNA
Incidenti në Kavajë/ Patozi: Janë konflikte artificiale, sepse

Kreu i FRD-së Astrit Patozi ka komentuar incidentin e ndodhur pasditen e sotme në një zyrë elektorale të një partie politike në Kavajë. Patozi theksoi se ngjarja në Kavajë është dramatike, duke shtuar se presidenti në reagim duhet të ishte më i ekuilibruar.

I ftuar në emisionin ?Real Story? në ?Neës 24?,ai  shtoi se këto zgjedhje do i përcaktojnë shqiptarët e mërzitur.

?Do doja të ishte dukuri sporadike dhe jo trysni politike që po preson mbi 25 prillin. Ngjarja është e rëndë dhe duhet një distancim i fortë, që erdhi nga Edi Rama. Si distancim është i paqortueshëm. Në lidhje me ngjarjen në Kavajë, presidenti nuk mund të qajë më shumë se Basha, që i ka ndodhur gjithçka në shtëpi. Presidenti duket nervoz e nuk reflekton entuziazmin e opozitës. Në këtë ngjarje dramatike, roli i presidentit duhet të ishte më ekuilibrues. Janë konflikte artificiale, sepse të njëjtit bëjnë flirtin. Këto zgjedhje do i përcaktojnë shqiptarët e mërzitur?, u shpreh Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga