Connect with Us

Historia e tyre preku gjithë shqiptarët/ Ja çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë pas emisionit

Sociale

Historia e tyre preku gjithë shqiptarët/ Ja çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë pas emisionit

Publikuar

-

Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” preku gjithë shqiptarët.

Dy të rinjtë dashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të bashkoheshin, me pretekstin se kishin lidhje gjaku. E gjendur nën presion të madh dhe duke dëgjuar të bërtiturat e afërmve të saj në prapaseknë, Ersonelda pranoi propozimin e Stiljanos për martesë dhe që të largoheshin me njëri-tjetrin.

Çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.

LEXO EDHE:  Do e hamë Vitin e Ri rehat apo me kufizime?/ Manastirliu zbulon si do festojnë shqiptarët

“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si do të vijojnë temperaturat për ditën e sotme?

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët.

Sipas Meteoalb,  mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-fakt/ Lana 2021

Publikuar

-

Nga

Ndonëse ndodhemi në vitin 2021, Shqipëria dhe kryesisht Tirana, si kryeqenda e gjithë vendit shihet çdo ditë dhe më shumë e ndotur.

Mbeturinat e hedhura gjithëandej janë kthyer në një shqetësim për shëndetin e qytetarëve, por ndonëse për pastrimin e tyre paguhen detyrime mujore, ato sërish të bëjnë “shoqëri” gjithë ditën.

Lumi i Lanës, që kalon mes për mes Tiranës dhe që duhet të kishte një mirëmbajtje model, është lënë në mëshirë të fatit, ku plastika dhe qeset e plasmasit notojnë mbi të.

Nga një vëzhgim i bërë nga redaksia jonë, shihet qartë panorama që shohim çdo ditë, ku në vend që të çlodhesh kur kalon anash lumit do të duhet të ndërroshë rrugë për të shmangur edhe erën e keqe, sidomos gjatë sezonit pranverë-verë.

LEXO EDHE:  Doni të jeni përgjithmonë të rinj?/ Konsumoni këto ushqime

LEXO EDHE:  Grabisnin çdo natë shtëpitë/ Në pranga 3 shqiptarët në Spanjë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në çdo dalje të tij flet për mënyrën se si ka ndryshuar kryeqyteti gjatë qeverisjes së tij, duke treguar se si të jetojmë të shëndetshëm dhe me ajër të pastër, ndërkohë që në mes të qytetit ka lënë gjithë zhulin.

Veliaj dhe Rama flasin për pallate ndërsa llumi po mbyt qendrën e Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE