LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjeti të pesta ndeshjet/ Ja parashikimi i Muçës për javën e ardhshme

19 Prill 2021, 06:44, Sport CNA
Gjeti të pesta ndeshjet/ Ja parashikimi i Muçës për

Shkëlqim Muça vazhdon të jetë mjaft i saktë me parashikimet e tij të zakonshme gjatë emisionit?Rubrika Sportive? sa i përket javës pasardhëse në Superiore. Në javën e parë të fazës së katërt ai kishte parashikuar saktësisht të gjitha rezultatet ndërsa këtë javë ka bërë parashikimet e tij me surpriza.

?Teuta-Tirana ndahet barazim. Në Kastrioti-Laçi fiton Kastrioti. Bylis-Apolonia e fiton Bylis, në Vllaznia-Skënderbeu fiton Vllaznia dhe Partizani-Kukësi e fiton Partizani. Kupën e fiton Vllaznia. E di pse? Se Skënderbeu do të jetë i rënë moralisht nëse një javë më parë do të ketë rënë nga kategoria?, ishin fjalët e Muçës.

?E kam thënë që tre-katër javët e para të fazës do të jenë të vërteta, se fillojnë llogaritë e fundit. Sepse më pas mund të kompromentohet kampionati nëse largohen skuadrat nga objektivat dhe llogaritë?, shpjegoi ai.

Lajmet e fundit nga