Covid-19 në Kosovë/ Ulet numri i infektimeve
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 14 qytetarë kanë humbur s...
Aktivistë rusMjek kanë njoftuar demonstrata mbarëkombëtare të planifikuara për të mërkurën për të protestuar ndaj trajtimit të udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni. Sipas mjekëve të pavarur ai është në rrezik jete pasi nuk po merr kujdesin e nevojshëm në burg. Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën strategjinë ndaj Rusisë lidhur me aktivitetin në kufi me Ukrainën dhe në lidhje me trajtimin e zotit Navalni.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u shpreh me kritika në adresë të Kremlinit për arrestimin dhe trajtimin e Navalnit dhe këmbënguli që të lejohet një ekip mjekësor tek i cili aktivisti ka besim.
Zoti Borrell shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me gjendjen e aktivistit Navalny. Bashkimi Evropian nxori të dielën një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare, ku u kërkon autoriteteve ruse t?i ofrojnë udhëheqësit opozitar kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
?Isha në Moskë disa javë më parë për ta paraqitur drejpërdrejt këtë kërkesë, por nuk morëm reaginim që donim. Situata është keqësuar. U takuam me autoritetet ruse që janë përgjegjëse për gjendjen shëndetësore të zotit Navalni,? tha zoti Borrell.
Aktivisti 44-vjeçar, kritiku më i zëshëm dhe më i njohur i Presidentit Putin, u hodh në grevë urije tre javë më parë, në shenjë proteste pasi autoritetet nuk lejojnë që ta vizitojë një mjek privat.
Zoti Navalni thotë se ka dhimbje shpine dhe ka filluar të mos i ndjejë këmbët. Ai është ankuar se burgu nuk ofron kujdesin e duhur shëndetësor, kritika që autoritetet e sistemit të burgjeve i kanë hedhur poshtë.
Autoritetet e burgut ku po mbahet zoti Navalni thanë të hënën se do ta transferojnë në pavionin spitalor të burgut.
Bashkëpunëtorë të afërt të aktivistit rus Alexei Navalni thanë në hënën se nuk ka shpresë për lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Aleatët e tij kanë njoftuar protesta mbarëkombëtare, pasi miqtë dhe familjarët e zotit Navalni nxorën të dielën analizat e gjakut të aktivistit ku sipas mjekëve rezulton se ai është në rrezik për infarkt ose bllokim veshkash. ?Nëse Navalni nuk mjekohet menjëherë, ai do të vdesë brenda pak ditësh,? tha një ndër mjekët.
Të premten, zoti Navalni tha se autoritetet e burgut janë përpjekur ta ushqejnë me forcë për ta detyruar të thejë grevën e urisë. Aktivisti këmbëngul se problemet e tij shëndesore janë pasojë e helmimit me agjent nervor në gusht 2020, për të cilin ai fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse kanë hedhur poshtë akuzat për rol në këtë incident dhe këmbëngulin se nuk ka prova të qarta se zoti Navalni u helmua.
Një grup mjekësh shkuan të dielën në burgun ku po mbahet zoti Navalni, rreth 100 km në lindje të Moskës, por nuk u lejuan të futen për ta vizituar.
Ndërkohë që situata e udhëheqësit opozitar rus ka shqetësuar Perëndimin, marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin dhe Brukselin janë tensionuar edhe më tej nga acarimi i tensioneve në kufiris ruso-ukrainas si dhe dëbime të ndërsjellta diplomatësh me shkëmbime akuzash për spiunazh.
Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se megjithëse dialogu me Rusinë mbetet esencial, duhet të shënohen ?vija të qarta të kuqe? me kërcënimin për sanksione lidhur me politikat ruse ndaj Ukrainës./voa
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 14 qytetarë kanë humbur s...
Në një kohë që Kosova mund të ndodhet para triazhit, Serbia ...
Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill ...
Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, ...
Meku i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që është në ja...
Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në ...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjis...
Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se pret...
Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet ...
Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës,...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 14 qyte...
Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kos...
Komandanti ushtarak amerikan që po vëzhgon nga afër grumbull...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do vaksinohet sot me “Ast...
Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të ...
Në Kosovë kurba e infektimeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...