Connect with Us

Denoncimi i ‘Fiks Fare’/ Sigurimet Shkodër i japin qytetarit vitet e punës së një të vdekuri

Denoncim

Denoncimi i ‘Fiks Fare’/ Sigurimet Shkodër i japin qytetarit vitet e punës së një të vdekuri

Publikuar

-

Denoncimi i ‘Fiks Fare’/ Sigurimet Shkodër i japin qytetarit vitet e punës së një të vdekuri

Ded Ndreni nga Shkodra, ankohet në Fiks Fare se mungesa e librezës së punës, i ka vështirësuar verifikimin e viteve te punës.

Sipas tij ISSH Shkodër, pas kërkesës që ai ka bërë i ka nxjerrë vërtetimin e një personi tjetër, që ka të njëjta gjeneralitete me të, përveç vendit të lindjes dhe vitit të lindjes. Dy vjet rresht pavarësisht kërkesave të vazhdueshme i japin të njëjtin vërtetim. Kur shkon me Fiksin, me kamera të hapur, punonjësja i thotë që këto vërtetime janë lëshuar nga një vajzë që ka qenë zëvendësuese në kohën kur ajo ka qenë me raport, dhe që do ta rregullojnë. Ndërsa shefja e përfitimeve i thotë se nuk ka pas nevojë të ankohet në asnjë televizion, sepse ai e ka bërë moshën për pension. Duhet vetëm të aplikojë që të rregullohet çdo gjë.

Në një intervistë për Fiksin Ded Ndue Dreni thotë i kishte humbur libreza e punës, që të mos kishte probleme me vitet kur t’i vinte mosha, nisi të kërkonte vërtetime të viteve të punës. “Dy vjet rresht, edhe pse i kam informuar edhe me shkrim disa herë, më japin vërtetim të një personi tjetër që ka vdekur dhe kemi ditëlindje të ndryshme dhe vendlindje të ndryshme. Ndërsa emër mbiemër të njëjtë. I kam vënë në dijeni disa herë dhe nuk ma marrin parasysh, ndaj po ankohem tek Fiksi.”- thotë ai.

Bashkë me zotërinë gazetarët e Fiksit kontaktuan pranë ISSH-së Shkodër me punonjësen e verifikimit të viteve të punës, e cila i thotë se vërtetimin e ka lëshuar një vajzë që ka qenë zëvendësuese në kohën kur ajo ka qenë me raport dhe sëmurë. “Nuk ka ditur ajo, edhe ja ka dhënë kështu. Ne do ta rregullojmë dhe patjetër që do kërkojmë vitet e punës së zotërisë. Nuk e di pse nuk është bërë më përpara pasi zotëria thotë se e ka njoftuar gabimin, por e rëndësishme është që do ta rregullojmë”.- thotë ajo. Gjithashtu ajo citoi se këto probleme kanë dalë më shumë më ish Kooperativat Bujqësore, dokumentet e të cilave sipas saj janë plotësuar nga persona të papërgjegjshëm dhe tek ISH-ja janë dorëzuar me vonesë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Si u zhduken paratë për dëmshpërblimet e banorëve të Marinzës?

Fiksi kontaktoi gjithashtu edhe me Shefen e Degës së Përfitimeve, e cila thotë se zotëria duhet të aplikojë për pension pleqërie pranë ADIS-ës, pasi e ka mbushur moshën. Të gjitha këto që ka nxjerrë deri tani do të rrëzohen poshtë dhe do të verifikohen nga e para. “Nuk është as i pari dhe as i fundit që ka humbur librezën e punës dhe nuk kishte nevojë të thërriste televizionin. Ti shko apliko për pension se të ka ardhur mosha dhe ne do të merremi pastaj me aplikimin tënd dhe do t’i nxjerrim vitet nga e para.”- shtoi ajo, duke i dhënë kështu një zgjidhje problemit të zotërisë./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm

Publikuar

-

Nga

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit te femijes me autizem-Stop-14 Maj 2021

Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se ndjehet e diskriminuar, në një kohë, kur fëmijët me aftësi të vecanta, duhet të kenë gjithëpërfshirje në shoqëri e kudo.Ne shkojmë në Zyrën Arsimore Roskovec, ku na konformojnë, se zonja Zeka ,si prind, ka bërë disa kërkesa për djalin e saj.

Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë cështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin. Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, sic i takon, dhe sic kërkoi e ëma.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Publikuar

-

Nga

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.

“Këtë e vendos psikologia dhe ZA-ja. Dy orë ë qëndron me mësuesen mbështetëse në klasë sillet shumë mirë”.

Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit.

Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.

“Ka trakuar dhe drejtoreshën, kam bërë dhe kërkesa e nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha nëna.

“Nga vlerësimi që i kanë bërë ku kam çuar djali në qendra serioze më kanë thënë që “po” djali meriton 4 orë duke parë edhe ecurinë e tij”, shtoi ajo.

“Stop” kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

“Ne si drejtori kemi zbatuar vendimin që ka marrë ZA Roskovec. Fëmija sivjet ka kaluar dy orë mësim me mësuese mbështetëse. Vitet e tjera ka qenë katër orë. Komisioni e ka pasur të arsyeshme se fëmija ka përparuar dhe këtë vit ka dhënë dy orë. Nuk kemi qenë në dijeni të kërkesave të prindit. Më vonë ai ka kërkuar që fëmija të marrë katër orë me mësuesen mbështetëse. Do t’i bëjmë kërkesë Zyrës të shqyrtojë rastin”, tha drejtoresha.

LEXO EDHE:  (FOTOT) Fiks Fare/ Festat e Fundvitit, kafshët theren në rrugë në mes të pluhurit

LEXO EDHE:  Fushata ndryshe në Shkodër/ Benet Beci tregon vizitën në zyrën elektorale të PD

Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

“Elio është i lidhur me mua realisht. E ka vënë re mësuesja e klasës, fëmijët dhe prindi. Ato dy orë që qëndron me mua është shumë i qetë punon, bashkëpunon. Neve nuk na lejohet të dalim nga klasa, punojmë brenda në klasë. Arrijmë objektivat që duhen, pastaj. Në mënyrë vullnetare, unë e mbaj edhe dy orë të tjera që bëj terapitë me fëmijën në një ambient që ka klasa bosh. Tani ato dy orë që ka në klasë i shfrytëzojmë për anën akademike, pastaj kalojmë në mënyrë vullnetare pasi nuk ka përfituar orët që ka kërkuar prindi. Sot në fakt ai ka patur një shqetësim. Në momentin që jam larguar, kam shkuar te klasa e fëmijës tjetër sepse kam dy fëmijë me aftësi ndryshe, ka qenë duke qarë. Më ka lajmëruar mësuesja e klasës, më ka sjellë fëmijën tek klasa tjetër e kam mbajtur, e kam qetësuar disi dhe e kam kthyer. Më ka ardhur përsëri mësuesja, më ka thënë se nuk qëndron dot. Kam lajmëruar prindin. Prindi më ka thënë, që të mësohet sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha mësuesja mbështetëse.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Publikuar

-

Nga

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Tiranës, i cili endej në zyrat shtetërore pa marrë zgjidhje. Fatmir Cali tha për emisionin investigativ se ka pasur një pronë prej 400 metër katrorë në zonën e Freskut në Tiranë. Në vitin 2006, pronën ia ka dhënë një firmë ndërtimi, ku është bërë edhe një pallat në atë pronë.

“Kaluan disa vite dhe pa më lajmëruar mësoj se në emrin tim më vinin taksa për tokë arë prej 400 metër. Pikërisht e njëjta sipërfaqe që ishte dhënë për ndërtim. Taksat kanë ardhur nga Drejtoria e Taksave në Tiranë. Kam marrë prej tyre një letër dhe kam parë që taksat bashkë me kamatat kishin shkuar në 1 milionë e 600 mijë lekë” thotë Fatmiri. Më tej shton se ka shkuar te Tatimet e Bashkisë dhe i kanë thënë se, përveç taksës së tokës arë, i janë faturuar edhe taksa për dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme 100 metër katrorë prej disa vitesh, megjithëse ai ishte bërë pronar në vitin 2020.

“Pra, nga njëra anë më vijnë taksa për tokë arë dhe nga ana tjetër për dyqane. Por, edhe për dyqanet më kanë ardhur padrejtësisht. Unë dyqanet i kam marrë në pronësi në vitin 2020, kur edhe më kanë kaluar nga ndërtuesi. Ndërkohë, rezulton se më kanë ardhur taksa që në vitin 2016, kur kanë qenë në pronësi të ndërtuesit. Madje, në dosje rezulton se zyra e riskut e tatimeve ka ardhur te dyqanet dhe kanë bërë foto. Madje, pa më lajmëruar mua. Nëse kanë ardhur nga firma, taksat duhet të ishin vënë në emrin e firmës dhe jo timin” thotë Fatmiri.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me denoncuesin, shkojnë te Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës. Pyetjeve se çfarë taksash ka z.Cali, gazetarët mësojmë se pas shumë vitesh, më në fund ka pasur një letër-këmbim mes Bashkisë së Tiranës dhe Njësisë Administrative Dajt për të konfirmuar se toka arë 400 metër është në fakt trualli i pallatit shumëkatësh. Nga punonjëset e taksave, u mor premtimi se kjo çështje do të zgjidhet dhe kjo taksë e vendosur padrejtësisht do të zerohej. Ndërkohë, Fiksi u interesua edhe për taksën e dyqaneve, ku mësoi se kjo drejtori do e ri verifikojë, pasi z.Cali është bërë pronar në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Si u zhduken paratë për dëmshpërblimet e banorëve të Marinzës?

Një ditë pas këtij premtimi, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave në Bashkinë e Tiranës i zeroi taksat e z.Cali për tokën bujqësore. Ndërkohë, për njësinë e shërbimit, i zeroi taksat nga viti 2016 deri në vitin 2019. Sipas saj, qytetari do të paguajë vetëm taksat pas tetorit të vitit 2020, kur edhe është bërë pronar i dy dyqaneve. “Edhe taksa e dyqaneve u hoq, për shkak se ishte vendosur në mënyrë të padrejtë. Faleminderit ‘Fiks Fare’, u sorollata për disa muaj, ju ma zgjidhet për pak kohë” përfundoi Fatmiri./Tch

LEXO TE PLOTE