Connect with Us

Basha ‘ankohet’ tek drejtuesit e Partisë Konservatore britanike/ “Qeveria e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro”

Politikë

Basha ‘ankohet’ tek drejtuesit e Partisë Konservatore britanike/ “Qeveria e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro”

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Basha tha se Partia Demokratike ka filluar një fushatë e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje dhe ngecje në vendnumëro. Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushat bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kerkojnë ndryshim.

Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë” – tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu u shpjegoi të pranishmëve planin e Partisë Demokratike, i cili në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

“Dhe për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri.

Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë.

Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë. Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi.

Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë” – tha Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Basha ka mbështetjen e Trump për të shtypur insektin politik sorosian Edi Rama, por nuk ka kurajë për skenar ukrainas

LEXO EDHE:  PD në vegjetim/ Pretendon që ‘Librin e Zi’ duhet t'ia shkruajë KAS

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE