LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Malaj zbulon patronazhistin e tij/ Skemë shantazhi, njollë e zezë në historinë e "Rilindjes"

19 Prill 2021, 08:43, Politikë CNA
Arben Malaj zbulon patronazhistin e tij/ Skemë shantazhi, njollë e

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka publikuar një emrin e ?patronazhistit? të tij dhe i shkruar disa rreshta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Malajt, këta persona, këtë shërbim nuk po e bëjnë për atdheun por me verbëri po e bëjnë si shërbim ndaj udhëheqësit dhe në shërbim të disa rilindasve.

Ai thekson se kjo nuk është një skemë patronazhi, por një skemë shantazhi.

Mes të tjerash, Malaj shkruan se kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes”

?I dashur patronazhisti im, I nderuar Florian, ju falenderoj nga zemra për vetëshërbimin tuaj jo vullnetar për të krijuar profilin elektoral të një prej 3.6 milionë votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Nuk e di ku punoni, nuk e di kush ju ka paguar me lekë, vende pune apo premtime abuzive, një gjë ju garantoj qe ju këtë vetëshërbim nuk po e bëni për atdheun por me verbëri po e bëni si shërbim ndaj udhëheqësit të madhërishëm dhe në shërbim të disa rilindasve hajdutë, arrogantë dhe të babëzitur.
E di që përballë kërcënimeve për pushim nga puna, përballë varfërisë ndoshta ke patur arsye të bëhesh pjesë e kësaj skeme kriminale.

Profile të tilla përndjekëse se për kë do të votoj, i krijojnë dhe i keq-përdorin vetëm mentalitete diktatoriale.Kam milituar në PS që në themelimin e saj deri në vitin 2013, si shumë kolegë të përndjekur nga Krye-rilindasi – kam kontribuar për modernizimin e PS. Ju garantoj se kurrë në PS nuk ka patur skema dhe databazë shantazhi. E trishtueshme keqpërdorimi jo vetëm i juaji.

Jeni disa mijëra individë, janë disa mijëra orë pune, janë disa miliona lekë shpenzime direkte dhe indirekte të keq-përdorura për mbijetesë personale të disa arrogantëve dhe të babëziturve në shërbim të oligarkisë dhe për pushtet ekonomik e politik të përjetshëm!

Kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes” së mentaliteteve dhe praktikave neo-diktatoriale – fatkeqësisht në një prej forcave politike që ishte më e hapura dhe demokratike në tranzicionin politik të Shqipërisë?, shkruan Malaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga