Connect with Us

Zbulohet qeveria hije Basha-Kryemadhi, një javë para zgjedhjeve

Politikë

Zbulohet qeveria hije Basha-Kryemadhi, një javë para zgjedhjeve

Publikuar

-

Krisje e aleancës me PD?/ Nënkryetarja e LSI: Do rishikojmë vendimarrjen

Lulzim Basha me shpresën se fiton zgjedhjet ka përgatitur edhe një kabinet hije.

Qeveria e tij e nesërme, ka shumë emra ku përfshihen aleatët, shumë bashkëpunëtorë të ndryshëm të zotit Basha, por edhe emra të rinj të politikës.

kabinetin që mund të quhet Basha-Kryemadhi, bien në sy ministritë e shumta për LSI, por edhe futja e shumicës së aleatëve në kabinet.

Gjithashtu këta emra kanë edhe një shpërndarje gjeografike sipas zonave ku janë zgjedhur.

Kabineti ka 21 ministri dhe rikthen disa prej të cilave ishin “shkrirë” më parë.

Aleatët përveç posteve të ministrave, do marrin edhe pozicione zv/ministrash dhe drejtori të tjera të rëndësishme. Qeveria mund të pësojë ndryshime në varësi edhe të rezultatit zgjedhor. Këto emra janë vetëm një piketim i parë konsensual.

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Kukësit

Kryeminsitër Lulzim Basha

-Monika Kryemadhi, zv/kryeministre dhe Ministër i Transporteve dhe Energjitikës

-Gazmend Bardhi, zv/kryeministër dhe ministër për Reformat

-Mark Marku, Ministër i Brendshëm

-Flamur Hoxha, Ministër i Bujqësisë

-Agron Duka, Ministër Mjedisi

-Fatmir Mediu, Ministër i Turizmit Rinisë dhe Sporteve

-Shpëtim Idrizi, Ministër i Punës dhe Shanseve të Barabarta

-Albana Vokshi, Ministre Arsimi

-Oerd Bylykbashi, Ministër Drejtësie

-Tomor Alizoti (Agron Gjekmarkaj) Ministër i Jashtëm

-Bujar Leskaj, Ministër i Financave

-Jorida Tabaku, Ministre e Ekonomisë

-Alfred Rushaj, Ministër i Mbrojtjes

-Petrit Vasili Ministër i Shëndetësisë

-Elona Guri (Tedi Blushi), Ministër i Kulturës

-Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit

-Edmond Haxhinasto Ministër i Rindërtimit

-Xhelal Mziu Ministër i Pushtetit Vendor dhe Reformës Administrative

-Ervin Salianji, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

-Nard Ndoka Ministër për Sipërmarjen

-Klevis Balliu, Ministër për Diasporën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushatë hapje në PS/ Rama: Kush nuk ka arritur objektivin t’i lërë vendin dikujt tjetër!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapje në PS.

Gjatë fjalës së tij aitheksoi se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër.

Mes të tjerash Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.

‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë atao që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arirtur objektivin duhet që ti lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri a2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës.’- tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas fitores/ Rama prezanton objektivat, kur do formohet Qeveria e re

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivat e Partisë Socialiste ku u shpreh se pas sezonit të verës do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, kush nuk e ka arritur objektivin dhe kush nuk ja ka zbardhur faqen partisë duhet t’ja lerë vendin dikujt tjetër. Gjithashtu Rama u shpreh se 12 Qershori është 30 vjetori i Partisë Socialiste dhe kjo është dita e duhur për të thirrur komisionin dhe për të paraqitur vizionet.

Mesazhi i parë për gjithë familjen është gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores tjetër për vitin e ardhëm dhe zgjedhjet e 2025. Gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë që të kuptojmë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë në makinen elektorale dhe në Partinë Socilaiste. Me gadishmerinë do nisim fushatë hapje të partië socialiste. Kush nuk e ka arritur objektivin, kush nuk ja ka zbardhur faqen duhet gjithashtu t’ja lerë vendin dikujt tjetër.

Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE