LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

18 Prill 2021, 20:15, Kronika CNA
Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë në bulevardin ?Migjeni? në Yzberisht.

Dy persona janë përleshur me grushta pasditen e sotme në Tiranë por situata ka agravuar dhe njëri nga personat ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t?i vendosin prangat.

Lajmet e fundit nga