Connect with Us

VIDEO / Atlanta feston pas 20 vitesh ndaj Juves, bardhezinjtë pa Ronaldon rrezikojnë Champions

Seria A

VIDEO / Atlanta feston pas 20 vitesh ndaj Juves, bardhezinjtë pa Ronaldon rrezikojnë Champions

Publikuar

-

Një gol i shënuar në minutat e fundit nga Malinovski i ka dhënë Atalantës për herë të parë pas 20 vitesh një fitore ndaj Juventusit në Serinë A dhe ka bërë që bergamaskët të kapërcejnë bardhezinjtë në renditje në garën e ndezur për Ligën e Kampioneve. Skuadra e Gasperinit konfirmohet kështu si një superfuqi në kampionatin italian, ndërsa bardhezinjtë nuk duken aspak si kampionët e 9 edicioneve radhazi.

Supersfida e sotme u luajt me ritëm të lartë, por me skuadrat e kujdesshme për të mos pësuar. Kështu, rastet në të dy portat munguan dhe vetëm Muriel e Morata patën nga një mundësi në pjesën e parë për të gjetur rrjetën.

Juventusi kontrolloi lojën në pjesën e dytë por pa Ronaldon e dëmtuar, i mungonte dikush në qendër dhe Dibala e Kieza nuk arrinin të gjenin Moratan ashtu siç dëshironin. Kurse Gasperini vendosi të rrezikonte duke shtuar forcën sulmuese. Hyrja e Malinovskit bëri diferencën pasi ukrainasi ishte ai i cili provoi në minutën e 87 një gjuajtje të fortë nga rreth 25 metra, që u devijua nga Aleks Sando dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë fitoren Atalantës në këtë duel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Kryeqyteti italian vishet verdhekuq, Roma mposht Lazion

Publikuar

-

Nga

Roma ka dalë triumfuese nga derbi i kryeqytetit ndaj Lazios duke fituar pastër 2-0. Ndonëse ka humbur shpresat për Ligën e Kampionëve, ekipi verdhekuq ka arritur të triumfojë në mënyrë komode ndaj rivalit të urryer të qytetit, Lazios, në derbin e qytetit të ashtuquajtur “Derby della Capitale”.

“Giallorossët” ishin më të mirë në këtë takim dhe këtë e treguan që nga fillimi i ndeshjes. Mkhitaryan shënoi gol pas një asisti nga Dzeko në min 42’ për ti dhënë avantazhin skuadrës. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Romës.

Në këtë takim luajti nga minuta e parë edhe Vedat Muriqi i cili u zëvendësua në min 60’. Për goditjen përfundimtare, u kujdes spanjolli Pedro i cili shënoi një gol fantastik në min 78’. Rezultati përfundimtar, Roma 2-0 Lazio./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Tre penallti, dy të kuq dhe autogol në derbin e Italisë. Juventusi triumfon mes vuajtjesh ndaj Interit

Publikuar

-

Nga

Juventusi ia del të thyejë kampionët e Interit dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një biletë në Champions League. 3-2 për ekipin vendas përfundoi sfida e luajtur në “Allianz Stadium”, ndryshe derbi i Italisë. Takimi prodhoi gjithçka: VAR, tre penallti, karton të kuq dhe autogol.

Ekipi i Andrea Pirlos fitoi një penallti në mesin e pjesës së parë. Cristiano Ronaldo dështoi në tentativën e parë kundër Samir Handanovic, ndërsa e dërgoi në rrjetë topin e rikthyer nga kapiteni zikaltër. Goli i 29-të sezonal në kampionat për CR7.

11 minuta më vonë u akordua një tjetër penallti, por kësaj radhe për ekipin e Antonio Contes. Romelu Lukaku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke gjetur golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Emocionet nuk kishin mbaruar.

Juventusi realizoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë falë Juan Cuadrados. Anësori kolumbian lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Topi në rrjetë dhe 2-1 për bardhezinjtë vendas.

Pjesa e dytë nisi keq për Juventusin, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 55-të. Rodrigo Bentancur kreu një faull të rëndë dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vuajtje për vendasit, teksa Interi ndërroi marsh dhe nisi dominimin.

Goi erdhi, më saktë një autogol. Giorgio Chiellini devijoi në portën e vet një top në minutën e 85-të. “Zonja” gjeti forca, reagoi dhe ia doli të realizojë golin e fitores. Tjetër penallti për Juven. Ronaldo u zëvendësua disa minuta më parë dhe goditjen e mori përsipër Cuadrado.

32-vjeçari goditi saktë, gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një fitore jetike. Brozovic u ndëshkua me të kuq për Interin në shtesa. Përfundimisht 3-2 për Juventusin, që shpreson që Napoli të ndalet nesër në Firence kundër Fiorentinës vendase.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zyrtare/ Zllatan nuk ia del, Europianin nuk e shijon si protagonist

Publikuar

-

Nga

Zllatan Ibrahimoviç nuk ia del të jetë një nga aktorët kryesorë të Europianit që do të startojë më datë 11 qershor. Pas dëmtimit në gju një javë më parë në sfidën ndaj Juventus, ditën e sotme sulmuesi zhvilloi të tjera analiza të cilat përcaktuan se do t’i duhet një terapi rikuperimi për të paktën gjashtë javë.

Në këtë formë, Ibra është detyruar të informojë trajnerin e Suedisë, Jane Anderson, se nuk do të ketë mundësinë e kontributit.

Një ëndërr e madhe kjo që venitet për Zllatan, i cili u rikthye në kombëtare pikërisht për të qenë prezent në një event të rendësisë së lartë. Megjithatë, tashmë 39-vjeçari duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm, pasi Milan do të vazhdojë të mbështetet te cilësitë dhe eksperienca e tij.

LEXO TE PLOTE