LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ "Kryemadhi akuza Ramës

18 Prill 2021, 16:24, Politikë CNA
“Të rinjtë do ta paketojnë 3D/ "Kryemadhi akuza

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit nga qyteti i Durrësit.

Kryemadhi deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se bën mashtrime me 3D. Sipas saj, të rinjtë e Shqipërisë do ta paketojnë Ramën në 3D më datë 25 prill.

?Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart.

Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në?, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga