LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roma lë nam në Serinë A, e mund Torino

18 Prill 2021, 18:42, Sport CNA
Roma lë nam në Serinë A, e mund Torino

Roma e Fonsekës zhgënjeu në javën e 31-të të Serisë A, teksa u mposht nga Torino më përmbysje 3-1, duke humbur ?trenin? drejt Europës.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Majoral në minutën e 3-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në fragmentin e dytë të lojës, verdhekuqtë iu dorëzuan skuadrës vendase të drejtuar nga Nikola, të cilët arritën të shënonin plot 3 herë.

Fillimisht ishte Sanabria që barazoi shifrat në minutën e 57-të, ndërkohë që Zaza dhe Rinkon i siguruan 3 pikë të arta për mbijetesën skuadrës torineze.

Titullar në këtë takim u aktivizua edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që la fushën në minutën e 63-të. Me këtë humbje Roma pozicionohet në vendin e 7-të me 54 pikë, 4 më pak se Lacio e vendit të 6-të që ka një ndeshje më pak.

Lajmet e fundit nga