Connect with Us

Rama zbulon historinë me gjyshen/ Ja emri me të cilin është pagëzuar

Politikë

Rama zbulon historinë me gjyshen/ Ja emri me të cilin është pagëzuar

Publikuar

-

Rama zbulon historinë me gjyshen/ Ja emri me të cilin është pagëzuar

Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori të gjyshes me gjyshin, kur familja e tij është pagëzuar katolike për shkak se ajo donte në martohej në kishë.

Rama tha se gjyshërit e tij ishin marrë me rrëmbim, por ajo nuk kishte shkuar në shtëpinë e gjyshit për gjashtë muaj derisa kishte detyruar bashkëshortin e saj të pagëzohej në katolik.

Por, si për të marrë hak, gjyshi i Ramës kishte shkuar ta pagëzonte kryeministrin ortodoks pa I treguar familjes, ndërsa gjyshja e kishte pasur pagëzuar para tij.

Kreu i qeverisë tregoi në emisionin “E Diell” se ai ishte pagëzuar me emrin Paulin, i cili është emri i xhaxhait të tij të ndjerë.

Në një nga udhëtimet në një event në katedralen e Shkodrës, ishte shofer dhe si të gjithë rrinin jashtë. Gjyshja ime në këtë familje, familja e kumbarit ishte shumë katolike, praktikante dhe gjyshja shkonte rregullisht në kishë dhe duke hyrë gjithë besimtarët në katedrale, shoferi i naltmadhnisë që ishte i dhënë pas veturave, por jo aq indiferent pas vajzave të bukura, i nguli sytë dhe që atë moment iu qep duke i bërë serenata. Një ditë të bukur i thotë të martohet. Kjo i thotë familjes, familja i thotë në asnjë mënyrë dhe bëjnë një rrëmbim konsensual. Me veturë e rrëmbeu nga Shkodra dhe e çoi në Durrës.

Kur arriti në Durrës në darkë, gjyshja i thotë ku po shkojmë ne, tek shtëpia i tha. Në asnjë mënyrë i thotë ajo, pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Ku do shkojmë? Në hotel. Gjyshja ishte e vendosur që duhet të martoheshin në kishë. Kisha nuk pranonte se ai ishte ortodoks dhe gjyshja i shkruan letër Papës së Romës ku i thotë se unë jam i dashuruar me këtë njeri, vjen nga një familje ortodokse por nëse ju më jepni lejen që të martohem, betohem para Zotit që fëmijët e mi të jenë të gjithë katolikë.

Dhe e ka mbajtur në hotel 6 muaj në Durrës. Vjen përgjigja nga selia e shenjtë dhe martohen në Kishën Katolike, babai im, xhaxhai, halla bëhen të gjithë katolikë dhe kur lind unë, ky më merr dhe më pagëzon ortodoks pa i thënë prindërve. Kthehet në shtëpi i thotë gjyshes e mora hakun, por nipi është ortodoks. Gjyshja e sheh duke qeshur dhe i thotë s’ke për ta kuptuar asnjëherë përse ne katolikët gjithmonë i arrijmë qëllimet tona sepse zgjohemi më herët se ju. Ky është pagëzuar katolik kur ti po flije gjumë. Ajo më kishte pagëzuar natën me një prift dhe unë emrin e pagëzimit e kam Paulin që është emri i xhaxhait, i cili vdiq shumë i ri nga një aneurizëm e zemrës”, rrëfeu Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  Pas gjetjes së trupave pajetë të dy të rinjve/ Policia djeg parcelat me kanabis

LEXO EDHE:  Sondazhi për zgjedhjet/ Bolino nxjerr fitues Ramën, Topalli fiton mbështetje

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE