LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama merr në mbrojtje Soros/ “Nuk ka asnjë interes financiar”

18 Prill 2021, 19:29, Politikë CNA
Rama merr në mbrojtje Soros/ “Nuk ka asnjë interes

Shumë persona e kanë akuzuar si njeriun e biznesmenit George Soros, por kryeministri Edi Rama pretendon se Shqipëria nuk kontrollohet nga ai.

Rama ka deklaruar në emisionin ?E diell? se Soros nuk ka pasur dhe nuk ka interes financiar në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se Soros ka bërë disa investime rreth viteve ?90 në Shqipëri, por sipas tij, tashmë nuk ka asnjë interes për të investuar apo përfituar.

?Soros me Shqipërinë ka pasur lidhje të kahershme si në shumë vende të tjera. Ka bërë investime që ishin të pamundura në atë kohë, shkolla. Pra ka qenë një krah i ministrisë së Arsimit në vitet ?90 dhe sidomos pas vitit ?97. Ndërkohë ishte njeriu që të gjithë të rinjtë qofshin të gazetarisë apo asaj që filloi të formohej si shoqëri civile të kishin mundësi për të udhëtuar jashtë për punët e tyre. Të kishin mundësi për projektet e tyre. Sorosi nuk ka pasur dhe as nuk ka interes financiar në Shqipëri, zero. As për të investuar, as për të përfituar?, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga