Connect with Us

“Presidenti ka hallin e politikës”/ Gjiknuri tregon ftesën që i bëri Metës

Politikë

“Presidenti ka hallin e politikës”/ Gjiknuri tregon ftesën që i bëri Metës

Publikuar

-

Drejtuesi politik i Parisë Socialiste për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri është ndalur për të biseduar me banorët e Selenicës.

Gjiknuri u shpreh se në këtë vend po realizohen dëshira që banorët i kanë pasur shumë të hershme. Ai nuk la pa përmendur edhe Presidentin Ilir Meta duke thënë se erdhi si një përçarje dhe shtoi se e ftoi kreun e shtetit në inagurimin e rrugës Peshkopi-Selenicë por ai nuk pranoi.

“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me  këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau,  tha unë po vi të interesohem për rrugën.

Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do  të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur.  Pjesa  e urës  do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Horoskopi i ditës, 12 maj 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Faza e Hënës ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por jini të sigurt: përpiquni të pranoni situatën dhe të prisni muret për të qenë në gjendje të filloni një rrugë të re. Fuqia!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju jeni shumë më i përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetëso nëse dita nuk shkon siç dëshiron, sepse bilanci do të kthehet sërish. Rri i qetë!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të dashur Binjakë, jeni të ndarë dhe nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Të heqësh dorë duket si vendimi më i mirë, je lodhur duke luftuar dhe reaguar dhe po pret një mundësi të re. Ka nga ata që do të të detyrojnë të përkulesh, të heshtësh, prandaj ki durim!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes sepse mund të marrësh porosi nga shefi yt ose madje mund t’i përkushtohesh diçkaje që të intereson pak!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mund të keni disa probleme me ata që nuk udhëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i këndshëm. Mos kini frikë dhe mos kini frikë nga reagimet e forta. Përkundrazi. Mundohuni të pranoni veten ashtu siç jeni, të mësoni nga përvojat!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ju jeni shumë më empatik dhe më të ndjeshëm në vendin e punës dhe jeni në gjendje të jeni në një grup. Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshillave që ju janë dhënë nga kolegët tuaj dhe gjithnjë tregohuni kritik ndaj vetes!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mundoheni të jeni gjithmonë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

LEXO EDHE:  E bëri për ujë të ftohtë/ Rama i përgjigjet “live” studentit

LEXO EDHE:  E bëri për ujë të ftohtë/ Rama i përgjigjet “live” studentit

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju jeni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar personin që ka ardhur për të lëshuar avull dhe për t’ju lënë të shkoni. Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndiej keqardhje për veten tuaj. Qëndroni të qetë sepse së shpejti do të vijnë ata që do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe t’ju ngushëllojnë!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju jeni pak në mëshirën e erës dhe emocionet tuaja lëkunden nga njëra anë në tjetrën. Çfarë do të ndodhë? A bëhet e rëndësishme një ide?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë doni të bëni, por duhet të mendoni të ndiqni veten dhe të lini mënjanë rregullat e lojës. Gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zgjidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të studioni në detaje një plan dhe të mendoni për të ardhmen!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë – të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni më shumë, por shikoni se si lëvizni!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane, mesazh per zgjedhjet: Vendos ti per veten tende!

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja kundër Bashës/ Edith Harxhi: Do të ketë surpriza

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët të pakënaqur nga PD”/ Harxhi: Basha s’e përcolli dot frymën e ndryshimit

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur mbi situatën postzgjedhore në vend. Ajo shprehet se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk arriti që të bëjë qytetarët  ti besojnë dhe ta votojnë.

Harxhi në një intervistë për Vizion Plus duke komentuar mbi dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i pakënaqësive të tyre ndaj kryetarit të PD.

 “Kemi eksperiencën e vitit 2017 dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë surprizë nga ana jonë. Shpresonim shumë që PD të fitonte këto zgjedhje, pavarësisht faktit që shihnim në terren që nuk ishte ngritur fryma që duhej për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Fryma që i mungonte PD, por që ishte në 2005, kur u bë ndryshimi i madh. Kjo është humbja e katërt radhazi e PD. Basha në Durrës flet për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor. Është e vërtetë që ka një manipulim të qytetarëve, por nga ana tjetër, duhet parë rezultati. Basha nuk ka arritur të frymëzojë, nuk arriti të ngrejë edhe elektoratin gri, që është i fjetur. Zoti Basha duhet të mbajë përgjegjësi, sikurse elita drejtuese e PD. Në vetëm tri ditët e fundit janë tre anëtarë të Këshillit Drejtues të PD që kanë dhënë dorëheqjen ose kanë shpallur pakënaqësitë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me kryetarin. Debati është i munguar në PD, prej disa kohësh, nuk lejohet as të protestohet lirshëm”, u shpreh Harxhi.

Për të gjithë ata zëra që shprehen se me lëvizjen kundër Bashës po i shërben Ramës, Harxhi ka një përgjigjje dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me të. Ajo shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e Fatbardh Kadillit për kreun e PD dhe paralajmëroi se deri në fund kur të zhvillohet gara, do të ketë surpriza përsa u takon kandidaturave.

LEXO EDHE:  Masakroi një familje/ Ritvan Zykaj ‘braktiset’ nga avokati

LEXO EDHE:  DASH mesazh për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

“Më vjen keq për të gjithë ata që më vendosin në tepsinë e zotit Rama sepse nuk kam dhe nuk do të kem kurrë asnjë lidhje me të. Qëndrimi ynë është qëndrimi i Bardhit, e mbështes plotësisht në kandidaturën e tij, i uroj shumë suksese. Jam e sigurt se do të ketë kandidatura të shumta, nëse Basha do të pranojë të shkohet në një proces elektoral ashtu siç duhet. Unë vetë nuk kam pritshmëri për të kandiduar, por nuk i dihet, mund të ketë surpriza pafund deri ditën e zgjedhjeve”, përfundoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE