Connect with Us

Përcaktohet axhenda e javës së 29-të të Superligës, ja kur do të luhen 5 sfidat interesante

Sport

Përcaktohet axhenda e javës së 29-të të Superligës, ja kur do të luhen 5 sfidat interesante

Publikuar

-

Java e 29-të e Kategorisë Superiore do të luhet në dy ditë. Sfida e vetme që do të luhet ditën e premte është ajo mes Teutës dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, duke filluar nga ora 18:00. Ditën e shtunë do të zhvillohen 4 ndeshjet e tjera.

Fillimisht do të luhen 3 ndeshje duke filluar nga ora 16:00, Bylis-Apolonia, Kastrioti-Laçi dhe Vllaznia-Skënderbeu. Ndërsa në orën 19:00, do të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit.

Java e 29-të

E premte, 23 prill

Teuta-Tirana 18:00

E shtunë, 24 prill

Kastrioti-Laçi 16:00

Bylis-Apolonia 16:00

Vllaznia-Skënderbeu 16:00

Partizani-Kukësi 19:00

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ Fantastik Manaj, shqiptari realizon dopietë me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar një moment fantastik me Barcelonën B. Sulmuesi lushnjar, realizoi dopietë në përballjen ndaj Murcias, të vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fernandez në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, vjen dhe shpërthimi i bomberit shqiptar, i cili në minutën e 47-të, barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në të 64-t, rrëmben skenën me një shpërthim spektakolar nga mesfusha, afrohet bukur në hyrje të zonës dhe godet në mënyrë të kalibruar duke e dërguar topin në cepin e portës. Një gol i gjithi për t’u shijuar.

Barcelona B nuk arriti ta ruante këtë triumf, teksa në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat me anë të Xemit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kualifikueset e Botërorit/ Gafa e Anglisë, “3 luanët” fshijnë nga lista Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në faqen zyrtare të Anglisë ka një gabim sa i përket ndeshjeve të raportuara dhe programit për Kombëtaren. Duke treguar gjithë përballjet që do të zhvillojnë “tre luanët” gjatë këtij viti, gjithçka nis me ndeshjet e para dhe më të afërta që i përkasin Europianit.

Menjëherë pas këtij kompeticioni do të rikthehen kualifikueset e Botërorit. Anglia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 12 nëntor të këtij viti.

Por gabimi qëndron në faktin se ndeshja kundër Shqipërisë është e vetmja që nuk raportohet në programin e faqes zyrtare për ta anashkaluar menjëherë dhe për të mbërritur te ndeshja e fundit që do të jetë kundër San Marinos.

LEXO TE PLOTE