Connect with Us

Për tre orë në çdo cep të botës

Lajme

Për tre orë në çdo cep të botës

Publikuar

-

Për tre orë në çdo cep të botës

Ky avion me 21 metra është një avion i vogël, por një hap i madh në historinë e fluturimeve. Për herë të parë ekziston tani një avion supersonik privat. Deri tani njihej vetëm avioni europian Concorde (aktiv deri në vitin 2003), avioni rus Tupolev (aktiv deri në vitin 1999) dhe natyrisht avionët ushtararakë të financuar me miliarda të taksapaguesve.

Tani kjo ndryshon. Firma Startup nga Denveri, SHBA, Boom Supersonic paraqiti në tetor të vitit të kaluar prodhimin e parë plotësisht privat supersonik, të quajtur Baby Boom. Brenda këtij viti ky model unikal supersonik synohet të bëjë testime përmbi zonën Mojave në Kaliforni, fillimisht me një shpejtësi 1600 km në orë.

Nga aeroporti Heathrow në JFK për tri orë

Qëllimi është që të përmirësohet koncepti aerodinamik dhe modeli të ndërtohet për avionë më të mëdhenj deri në 75 pasagjerë. Projekti është për avionin Overture pak më i vogël se Concorde me 100 pasagjerë, me synim që në gjysmën e dytë të këtij dhjetëvjeçari të fluturojë më shpejtësi deri në 2700 km në orë, pra në rreth 3 orë e gjysmë nga Londra në Nju Jork.

Prodhuesi kërkon të ketë një avion ekologjik me karburant pa emetim gazi karbonik. Nëse këto plane bëhen realitet, mbetet të pritet, por fluturimet supersonikë në vitet 20 të këtij shekulli po marrin një hov të ri.

“Ofrues serioz”

Por më shumë gjasa që të ngrihen në qiell avionë më të vegjël supersonikë, “superjets” për botën e biznesit për 8-15 pasagjerë. Që nga viti 2002 sipërmarrja Aerion Supersonic punon për këtë plan. Deri tani nuk është ngritur asnjë avion nga repartet e saj, por Aerion ka ofruar të dhëna shumë konkrete se si avioni i saj AS2 do të fluturojë nga viti 2024 për herë të parë dhe nga viti 2026 do të fluturojë për ata që kanë porositur.

Ekspertët e vlerësojnë sipërmarrjen si serioze. “Aerion e ka zhvilluar si veten edhe avionët gjithnjë e më tej dhe po krijon tani linjën e prodhimit në Florida. Aerion është kaq i zgjuar, e synon të shërbejë edhe një treg ushtarak”, thotë Bernd Lierbhardt, që punon si inxhinier në Qendrën Gjermane për Fluturimet dhe Hapësirën Kozmike, DLR në Hamburg i ngarkuar për projektet civile të supersonike.

Drejtori i Strategjisë dhe Financave tek Aerion, Mike Mancini tha në vitin 2019, se “kemi një plan veprimi tekonologjik për 50 vitet e ardhshme, hapi i parë në një të ardhme më të shpejtë të udhëtimit është AS2”. Hapi tjetër do të jetë një avion pasagjerësh. “Ne duam ta bëjmë këtë me kujdes dhe me vetëdije mjedisore për të mënjanuar problemet që e kufizuan Concorde.”

Aerion po e bën realitet pretendimin e saj përmes ngritjes së një qendre prodhimi 300 milionë dollarë të shtrenjtë në Melburne, Florida, ku nga viti 2023 do të fillojnë punimet e prototipit të AS2.

Shumë eufori?

Inxhinieri Bernd Liebhardt nga DLR shprehet i përmbajtur. “Për mua strategjia supersonike është pjesë e dekadave të ardhshme. Prodhimi supersonik është sipërmarrje shumë e vështirë dhe një hap tjetër i madh përtej të gjithë të tjerëve”, thotë Liebhardt duke theksuar se fillimisht kjo duhej të funksionojë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Më pak ekselentë në administratë/ Zunë vetëm 1.7% të pozicioneve të punës

Publikuar

-

Nga

Administrata publike ka pasur më pak studentë ekselentë të emëruar në pozicione të ndryshme në vitin 2020 në raport me një vit më parë.

Në total studentët ekselentë zunë 1.7% të pozicioneve të punës në institucionet publike.

Të dhënat zyrtare të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në totalin e pozicioneve të punës në institucionet shtetërore të sistemit të shërbimit civil, rezulton se janë gjithsej 21,273 punonjës, nga të cilët për vitin 2019, janë emëruar 493 studentë të ekselencës, ose 2.3% e numrit të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar 372 studentë të ekselencës, që zënë 1.7% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Të ndara sipas kategorive të institucioneve në ato të nivelit të lartë ku futen Kryeministria dhe ministritë e linjës rezulton që nga 2067 punonjës që kanë ato në total në vitin 2020, janë emëruar në 100 pozicione pune student të ekselencës, të cilët zënë rreth 4.8% të pozicioneve të punës në këto institucione. Kjo shifër është më e ulët se në vitin 2019 kur u punësuan ekselentë në 137 pozicione pune, studentë të ekselencës ose në 6.6% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Në institucionet e varësisë janë gjithsej 19204 punonjës ose 90.3% e punonjësve të administratës shtetërore në sistemin e shërbimit civil. Sipas raportit të Komsionerit në vitin 2019 janë emëruar, 356 studentë të ekselencës, që zënë 1.8% të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar në 227 pozicione pune studentë të ekselencës, të cilët zënë rreth 1.4% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Punësimi i ekselentëve në administratë erdhi pas disa ndryshimeve ligjore i cili përcakton se numri i tyre nuk mund të jetë më i lartë se 1/3 e totalit të e numrit të pozicioneve të punës së institucionit. Në të gjitha vitet që po zbatohet kjo nismë ky kufi nuk është tejkaluar ndonjëherë madje përkundrazi mbetet në nivele shumë më të ulta. Nga Departamenti i Administratës Publike për studentët ekselentë është vendosur si kusht nota mestare 9-10 ndër të tjera, në mënyrë që kandidatët të rekrutohen për një nga vendet e lira që mund të jenë të hapura.

Për studentët punësimi bëhet si një fazë paraprake për të krijuar përvojë dhe pas përfundimit të kontratës së tyre të parë të mund të konkurrojnë për të qenë pjesë e administratës publike në vazhdimësi./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në prag të sezonit, qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Publikuar

-

Nga

Cilin lider preferojnë shqiptarët për kryeministër?/ Basha i afrohet Ramës

Qeveria shqiptare ka miratuar njç fond shtesç prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arti në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per varrim do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci./CNA.al

LEXO TE PLOTE