Connect with Us

“Patronazhistët janë figura kyçe e zgjedhjeve”/ Rama mesazh Metës

Politikë

“Patronazhistët janë figura kyçe e zgjedhjeve”/ Rama mesazh Metës

Publikuar

-

Sondazhi/ 57% e shqiptarëve notë pozitive mandatit të dytë të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën ditën e sotme me të rinjtë e kryeqytetit. Në fjalën e tij,  Rama reagoi për akuzat që i janë bërë duke e quajtur patronazhist. Sipas tij, patronazhistët janë figura kyçe e zgjedhjeve.

Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë, por prej disave është kthyer në një fjalë që gogoli ka dalë nëpër Tiranë dhe monitoron njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që e kemi krijuar ne por është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive të botës asaj Republikane dhe demokratike të Amerikës”, u shpreh Rama.

Në një mesazh drejtuar kryesisht presidentit Ilir Meta ai nuk e kurseu edhe humorin duke thënë : “Patronazhistëve t’ju merrni të keqen”.

LEXO EDHE:  Dëbimi i gazetares britanike/ Bumçi: Rama është në fazë paranoje

Kush ka këmbënguljen për të shkuar lart është patronazhist. Mesazhi im për ata që merren me patrinazhistët duke filluar nga Ilir Meta : Patronazhistëve t’ju merrni të keqen edhe mos harroni asnjëherë patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tani t’ju ndryshoni mendjen. Në 25 Prill do e kuptoni kur votat të numërohet që ju do t’ju mundim ju kemi mundur dhe do t’ju mundim. Sepse në Partinë Socialiste nuk është vetëm Edi Rama, unë jam vetëm patronazhisti më i gjatë”, theksoi Kryeministri. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Koalicioni Zaev-Ahmeti/ Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

LEXO EDHE:  Budina paralajmëron Ramën nga Berati/ “Lufta nuk ka filluar ende”

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Ngjela “shuplakë’ Metës: As vetë nuk e di pse e kërkon referendumin

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE