LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndryshimi është në dorën tuaj”/ Basha thirrje qytetarëve të Hasit

18 Prill 2021, 09:26, Politikë CNA
“Ndryshimi është në dorën tuaj”/ Basha thirrje

Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar fushatën e tij ditën e sotme në qytetin e Hasit. Sipas tij, fitorja e PD-së në 25 Prill do të jetë fitorja e çdo shqiptari.

?Sot në këtë shesh të  mbushur me qytetarët e Hasit si një familje madhe sepse është  fitorja e 25 Prillit, fitorja e PD-së do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as nuk mund të imagjinohet. Jo katër vjet po katër orë më shumë dhe ora po vjen, ndryshimi është në dorën tuaj. Nuk do të ketë zgjedhje më të rëndësishme, do të hyjmë në Bashkimin Europian?, u shpreh Basha.

Gjithashtu kryedemokrati ju bëri thirrje të gjithë banorëve të këtij vendi që të dalin të votojnë, sepse sipas tij  kjo votë do të jetë një e mirë për të gjithë.

?Asnjë të mos mbetet pa votuar, shtëpi më shtëpi, nënat e hasin , bashkëshorte dhe gra. Ju që vuani largimin e djemve ta dënojmë më votë në 25 Prill. Pensionistë dhe pensioniste, feremere dhe fermerë të gjithë duhet të reagojmë në zgjedhje të gjithë duhet të shkojmë të votojmë. Të gjithë demokratë e Socialist të gjithë duhet të votojmë për ndryshimin?, theksoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga