Connect with Us

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

E rëndë në Sarandë/ Fëmijën 3 vjeçar e zë dollapi poshtë, niset me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapja e kamionit me drogë/ Sekuestrohen pistoleta, para, makinë dhe telefona

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme në Kosovë u kapën 400 kilogramë kokainë që dyshohej të ketë ardhur nga Brazili e fshehur në pakot e produkteve të mishit.

Detaje të reja janë zbuluar ku sipas të dhënave thuhet se janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, veturë e telefona.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe para të gatshme në euro e në denarë, revole e fishekë. Përveç këtyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë telefona celularë e gjashtë kompjuterë.

Njoftimi i policisë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit te pules.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.

LEXO EDHE:  A është Arlind Qorri në shërbim të xhunglës së kromit në Bulqizë?

LEXO EDHE:  Përplasen nga Fouristrada/ Humb jetën një grua plagosen dy të tjerë

Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë se Kosoves mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.

Këto burime kanë bërë të ditur se shtatë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

400 kg kokainë/ Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar tek ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj, tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.

“Unë them që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.

Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.

Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Jemi mes trafikantëve”/ Gazetarja bën deklaratën e fortë: Përmbysim Europën me kanabis

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mëngjesin e sotëm, për operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës ajo shqiptare dhe italiane me DEA amerikane, ku edhe u kapën 400 kg lëndë narkotike, e llojit kokainë.

E ftuar në studion e Abc News, Anila Hoxha ka bërë deklarata të forta, ndërsa theksoi se Shqipëria është kthyer në një vend burimi për kanabisin dhe se jemi mes më të mirëve trafikantë.

Po ashtu ajo tha se fillimisht informacioni për këtë operacion ishte tepër i rezervuar, ndërsa shtoi se aktualisht po kryhen ende kontrolle.

Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar. Duhet të kemi parasysh që edhe aktualisht ky operacion vazhdon dhe po kryhen disa kontrolle. Është e konfirmuar që tashmë Shqipëria po përdoret rëndom nga trafikantët e Amerikës Latine. Tani jemi mes më të mirëve trafikantë.

Trafikantë të rëndësishëm kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta. Ne jemi vend burimi për kanabisin, e përmbysim Europën me kanabis. Nga ana tjetër trafikantët dorëzojnë kanabis dhe marrin heroinë për të furnizuar sërish tregun. E rëndësishme është që ndërkombëtarët po arrijnë të kenë deri diku besim sepse ne kemi pasur operacione ku të huajt nuk na kanë besuar”, tha Hoxha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE