Connect with Us

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Futbollistët të patestuar për COVID-19

Publikuar

-

Në shumicën e ligave të mëdha të futbollit në Evropë dhe në botë, futbollistët testohen për COVID-19 para çdo ndeshjeje, por kjo nuk ndodh në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollistët kosovarë kanë bërë testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në rastet kur është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare.

Testimin e të gjithë futbollistëve dhe stafit e ka bërë vitin e kaluar klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani, kur ka marrë pjesë në garat parakualifikuese për Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Por, për garat vendore, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka obliguar klubet që të bëjnë teste para çdo ndeshje.

Drejtori i klubit të futbollit ‘Drita’, Valon Zymberi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur mungesë të testeve për COVID-19.

“Te ne ka qenë gjithmonë problem numri i testimeve ose sigurimi i testimeve, qoftë edhe nga ana e shtetit dhe për këtë arsye ne i kemi bërë vetëm në fillim të sezonit testet, ndërsa tani i kemi bërë privatisht dhe nuk kemi pasur ndonjë obligim. Si këshillë nga Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë që në rast se ka ndonjë alarm apo diçka të tillë, të izolohen apo të marrim vendime vetë klubet, mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur të infektuar”, thotë Zymberi.

Sipas tij, testimi i shpeshtë do të ndikonte keq në gjendjen emocionale dhe psikike të futbollistëve.

LEXO EDHE:  Skandali i përgjimeve në Kosovë/Hashim Thaçi flet si rrugaç

“Ndoshta për shëndetin do të ishte mirë, por sigurisht në anën psikologjike ose në anën emocionale të lojtarëve, nëse do të bëhej një testim në çdo ndeshje edhe në Superligën e Kosovës, mendoj se do të ishte një gjendje e rënduar psikologjike. Për këtë arsye, mendoj se do të ishte një barrë shumë e madhe në rast të testimeve. Por, sigurisht, për shëndetin e të gjithë neve në komunitetin e futbollit, ndoshta do të ishte më mirë”, thotë Zymberi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdimisht ka rekomanduar të bëhen teste për COVID-19, në mënyrë që pandemia të mbahet nën kontroll.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, thonë se të gjitha klubet kanë mundur t’i testojnë futbollistët e tyre dhe stafin në IKSHPK.

“IKSHPK-ja u është përgjigjur gjithmonë pozitivisht federatave të sporteve në Kosovë për të testuar sportistët që kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në nivele ndërkombëtare, por edhe në garat nacionale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit te sportistët”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie dërguar Radios Evropa e Lirë. REL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE:  Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19/ Ja sa është numri i të prekurve, mes tyre edhe mjekë

LEXO EDHE:  “Qeveria është mbështetur në propagandë”/ Meta: Situata e Covid kërkon profesionalizëm

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Merkel takim me kryeministrin Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen e sotme një  video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej do të diskutohet për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përmirësohet situata epidemiologjike/ Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Përmirësohet situata epidemiologjike/ Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 14 viktima nga COVID-19 dhe 62 të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulta gjatë këtij viti bazuar në testimin e 2,557 mostrave, ka bërë të ditur Ministri e Shëndetësisë. Sipas raportit, janë shëruar 245 persona që po ashtu flet për rritjen e numrit të personave që kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Numri i rasteve aktive ka rënë në rreth 3.600 persona ndërsa i personave të shëruar ka arritur në rreth 145 mijë nga afër 154 mijë sa janë diagnostikuar me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 është 5.211 persona.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se të gjithë qytetarët nga Shkupi të moshës mbi 40 vjeç që janë paraqitur për vaksinim kanë marrë terminet për marrjen e vaksinës. Termine për vaksinim në tre ditët e ardhshëm do të marrin edhe të gjithë personat e paraqitur nga qytetet tjera. Në sistemin për vaksinim janë paraqitur mbi 350 mijë persona.

LEXO EDHE:  “Qeveria është mbështetur në propagandë”/ Meta: Situata e Covid kërkon profesionalizëm

LEXO EDHE:  Ja pse Serbia duhet të njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 203 mijë persona. Sipas Planit Kombëtar për imunizim, 35% e popullsisë mbi 70 vjet ka marr së paku një dozë të vaksinave anti-covid. Vaksinimi i personave të moshës mbi 60 vjeç po bëhet me vaksinën AstraZeneca ndërsa i personave nën këtë moshë me vaksinat ruse Sputnik atë kineze Sinopharm dhe Sinovac, një numër më i vogël me vaksinën Pfizer.

Ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se deri në fund të majit pritet të arrijnë afër 500 mijë vaksina kineze si dhe disa mijëra të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE