Connect with Us

Kandidati nxjerr zbuluar Metën/ Është kryetari i LSI, e ka dërguar zoti të na shpëtojë

Politikë

Kandidati nxjerr zbuluar Metën/ Është kryetari i LSI, e ka dërguar zoti të na shpëtojë

Publikuar

-

Kandidati nxjerr zbuluar Metën/ Është kryetari i LSI, e ka dërguar zoti të na shpëtojnë

Gjatë fushatave elekotrale, kanë rënë në sy deklarata të ndryshme të kandidatëve për deputetë, por në qendër të vëmendjes kanë qenë perlat që kanë nxjerrë nga goja e tyre kandidatët e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

Pas kandidatit për Tiranën Lemi Muçaj i cili pretendonte se ishte i dërguari i zotit, në skenë doli një tjetër figurë.

Dhimitraq Lapa është i treti në listën e LSI për qarkun e Vlorës dhe që mbulon Sarandën ka habitur me deklaratën e tij, ku në një takim elektoral ai shprehet se zoti e ka dërguar Ilir Metën si njeriun e duhur për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve. A thua se halli i shqiptarëve janë postet e partite që ndërron Lapa.

“Sot ka tetë vjet që shqiptarët i janë drejtuar zotit dhe po i thonë: Zot çna ke bërë, kë na ke sjellë në krye, çfarë po na bëhet neve? Dhe zoti iu drejtua përsëri shqiptarëve dhe po iu thotë: Ju kam dhënë Ilir Metën ju kam dhënë LSI, bashkoheni me Iir Metën, bashkohuni me LSI për të shpëtuar Shqipërinë”, shprehet kandidati.

Lapa ka qenë ish kreu i PD në Sarandë, por iu bashkua LSI pas postit të rëndësishëm që mori nga kjo parti, atë të drejtorit të spitalit. Partia e Metës gjatë viteve që ka qenë në qeveri, një mandat me Sali Berishën dhe një mandat me Edi Ramën ka joshur elektoratin e vet me pozicione pune.

LEXO EDHE:  Rama takim kokë më kokë me Metën/Çfarë do ndodhë me koalicionin?

Lapa ka qenë kandidat me demokristianët dikur, ka ndërruar minimalisht shtatë parti e flet për Ilir Metën si të jetë kamikazi i tij dhe jo kandidat për deputet i LSI.

Por një gjë nuk arrihet të kuptohet, pse duhet një kandidat partie të përmendë emrin e presidentit në një miting elektoral? Kush është arsyeja?

Lapa nxorri zbuluar Metën, duke injoruar totalisht Kryemadhin dhe se nuk e njeh këtë të fundit si kryetare të LSI. Në asnjë fjalë të tijën, kandidati i LSI nuk tha që betejën kundër qeverisë do e mposhtim të bashkuar me Monika Kryemadhin.

Por ditët e fundit ka plasur debati për luftën që ka nisur Meta në Vlorë kundër Luan Ramës, duke e nxjerrë këtë të fundit nga loja. Vetë kreu i LSI de facto ka nisur takimet natën me persona të dyshimtë dhe kërkon që me çdo ngulm të arrijë të marrë një mandat për partinë e tij në këtë qark.

Monika ka mbajtur anën e Luanit sepse në fakt ka mbajtur anën e LSI e ka shkuar në Vlorë të shuajë zërat për përçarje dhe spostim të Luan Ramës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet me standarte, Lulzim Basha dhe aleanca me mediat

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Lironi Mihalin arrestoni Koço Kokëdhimën!

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mbledh humbësit në Tiranë

LEXO EDHE:  Video/ U përzu me dhunë nga protestuesit, Gjuzi shkon të freskohet në Vlorë

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  “E kemi të shenjtë fjalën e dhënë”/ Kryemadhi: LSI do t’i japë zgjidhje problemeve

LEXO EDHE:  “E kemi të shenjtë fjalën e dhënë”/ Kryemadhi: LSI do t’i japë zgjidhje problemeve

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE