LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Si është rrudhur LSI nga viti 2017 deri sot/ Durrsakët “braktisin” Kryemadhin

18 Prill 2021, 20:06, Politikë CNA
Fotot-Si është rrudhur LSI nga viti 2017 deri sot/ Durrsakët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku kishte mbledhur disa qytetarë.

Ndonëse LSI e shiti në media dhe rrjete sociale si një miting të madh ku pati shumë mbështetje, në fakt është e kundërta.

LSI ka pasur shumë më pak mbështetës seç e kishte planifikuar dhe kjo tregohet nga karriget boshe të renditura.

Në foton e kapur me dron, shihet se shumë qytetarë nuk i janë përgjigjur thirrjes së LSI-së për takim elektoral, ndërsa po të bësh një krahasim me mitingun e vitit 2017, vihet re që LSI është rrudhur.

Pjesëmarrja në mitingun e 2017-ës ka qenë shumë më e madhe se sot dhe shumë mbështetës janë detyruar të qëndrojnë në këmbë, pasi nuk ka pasur më karrige ku të ulen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga