LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do ta ketë personale me mua”/ Kryemadhi: Banda e inceneratorëve të ketë kujdes me kërcënimet

18 Prill 2021, 18:38, Politikë CNA
“Do ta ketë personale me mua”/ Kryemadhi: Banda e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit pasditen e sotme.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka permendur dhe  aferën e incineratorëve, ku i akuzuari kryesor i LSI-së është Lefter Koka, kandidat i Ramës në Durrës.

Ajo tha që banda e incineratorëve duhet të ketë kujdes me kërcënimet, pasi do ta kenë personale me të.

?Kam një fjali të shkurtër për bandën e inceneratorëve. E dini shumë mirë dhe e keni vuajtur në kurriz, presonin, dhunën, intimidimin dhe frustrimin që iu është bërë. Banda e incenratorëve ta dijë mirë që të ketë kujdes se nuk ka më polici që ta liron djalin nga komisariati kur e kap me armë pa leje sa herë të ndalon.

Banda e inceneratorëve ta dijë mirë se po iu afrua grave dhe vajzave të LSI në Durrës, ta mendojë se e ka personale me Monika Kryemadhin dhe gjithë gratë e Shqipërisë. Banda e inceneratorëve ta mendojë mirë kur të përmendë emrin e LSI se ato mandate që janë mandate gjaku do ti kthehen në vuajtje shpirtërore me breza të tërë.

Banda e inceneratorëve, që do sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, të ketë kujdes se gropa e plehrave Porto Romano, do ti kthehet në gropën e vuajtjes për tërë jetën. Banda e inceneratorëve ti largojë duart dhe sytë jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata. Që i përbuz, që i ka ardhur në majë të hundës, që ka neveri për ta.

Ti largojë duart dhe sytë, jo vetëm nga LSI por nga çdo njeri që nuk i do ata, që i përbuz, i ka ardhur në majë të hundës, që kanë neveri për ta, sepse ne e dimë shumë mirë se sa vuan dhe ka vuajtur Durrësi nga harikiret e tyre. Por në 25 prill qytetarët e Durrësit, gratë, burrat, të rinjtë dhe të rejat do të votojnë LSI-në, do të votojnë numrin 6 sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga