Connect with Us

“Bëhuni aksionerë të së ardhmes tuaj”/ Xhaçka thirrje të rinjve të Ersekës

Politikë

“Bëhuni aksionerë të së ardhmes tuaj”/ Xhaçka thirrje të rinjve të Ersekës

Publikuar

-

Kandidatja për deputete e Ps-së në Korçë Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me  të rinjtë e qytetit të Ersekës. Xhaçka i bëri thirrje të rinjve që të marrin pjesë në votime dhe të jenë më të përfshirë në politikë, duke theksuar se është vota e tyre që vendos për të ardhmen e Kolonjës dhe të të gjithë vendit.

“Vota është pushteti për të ndikuar jetën tuaj, që e ardhmja juaj të jetë më e mirë se ajo e prindërve tuaj. Vota juaj është mundësia që ju sot keni për të qenë aksionerë të politikës, aksionerë të së ardhmes. Bëni bashkë kë të mundeni që të votojnë në këto zgjedhje, se vota në këto zgjedhje është votë për ju.

Të gjithë duhet të jemi të bashkuar, duhet të jemi të koordinuar për ta bërë të mundur ëndrrën tonë evropiane, ëndrrën tonë për Kolonjën turistike, duke e orientuar njëri-tjetrin drejt të gjitha iniciativave të suksesshme, për ju, për ekonomitë tuaja familjare, por edhe për Kolonjën tone”, u shpreh Xhaçka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Incidentet parazgjedhore në Elbasan dhe Kavajë/ Duma shigjeton policinë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Dumë ka komentuar mbi incidentet e ndodhura gjatë fushatës elektorale. Ajo shprehet se incidenti i ndodhur ne Elbasan ku truproja e Gazment Bardhit vrau Pjerin Xhuvani dhe plagosi katër të tjerë. Në një interviste për Ilva Now, Duma u shpreh se kjo është një ngjarje e trishtë.

Ish deputetja demokrate foli edhe mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku dhe ishte drejtuese politike e kësaj partie. Ajo shigjetoi mazhorancën se ka infiltruar policë bashkiakë për të nxitur dhunë para zgjedhjeve.

“Entuziazmi i PD konceptonte fitore. Në 2017 nuk ka qenë e njëjta gjë. Po flas për atmosferën e burive. Kur pash mbështetësit e PD unë e lexova si fitore. Ngjarja e Elbasanit është shumë e trishtë. Nëse Bledit në Kavajë do ti kishte ndodhur gjë me jetën nuk e di si mund të vazhdonin zgjedhjet. Kam shumë për të thënë për forcat e policisë. Unë isha në rastin e plagosjes në Kavajë. Shkova direkt dhe shikoj policinë që po e rrethonte me atë shiritin. Dy policë bashkiakë ishin pjesë në krim. Ata që kanë hyrë për ta plagosur kanë qenë 2 punonjës bashkiak së bashku me atë që u arrestua. Ai djali që e plagosi atë është dënuar për armëmbajtje pa leje”, u shpreh Duma.  /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

Publikuar

-

Nga

Duma habit me deklaratën/ “PD është rritur në krahasim me 2013-ën”

Ish-deputetja Grida Duma, pretendon se Partia Demokratike është rritur në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2017 dhe vitin 2013.

Duma tha se për të kjo gjë nuk ka diskutim, ndërsa pretendon se qeveria ka përdorur paratë e buxhetit të shtetit për të blerë votat e qytetarëve.

Sipas saj, nuk është normale që votat e elektoratit gri të ndahen gjysmë për gjysmë.

“Përsa i përket numrit të pjesëmarrjes dhe rritjes së Partisë Demokratike, ne nuk e diskutojmë fare që ka rritje, jo që ka rritje nga 2017-ta, por unë them që ka rritje nga 2013-ta. E vetmja zgjidhje që përdori PS është që përdori paratë e buxhetit për të nxjerrë zonën gri. Se nëse e mbani mend ne thonim që Tirana ka diku rreth 25-30% zonë gri, pra njerëz që nuk duan të votojnë.

Ne për herë të parë u përballëm me partinë e të pavendosurve. Po ta shikojmë nga ky këndvështrim, këta të pavendosurit duket sikur në momentin e fundit kanë vendosur dhe janë ndarë në të dyja palët, gjë që nuk është normale. Nuk ka sens që të pavendosurit të ndahen barazim”, u shpreh ajo në emisionin “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  Grabitet një shumë e madhe parash në Korçë

LEXO EDHE:  Marrëveshja me Serbinë/ Talat Xhaferri ka një thirrje për Kosovën

Duma deklaroi se 50% e popullatës është me opozitën, por sipas saj PD-në e goditi emigrimi në këto zgjedhje.

“E vërteta jonë është se 50% e popullatës është në opozitë. Ne na ka goditur emigrimi”, nënvizoi ish-deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”/ Yuri Kim del me mesazhin e veçantë për heroin tonë kombëtar

Publikuar

-

Nga

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”/ Yuri Kim del me mesazhin e veçantë për heroin tonë Kombëtar

6 maji shënon ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu është një frymëzim për të gjithë, e që guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë ende në zemrat e shqiptarëve.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE