LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“25 Prilli dita për tu ndarë nga politika e vjetër”/ Balla: Kemi ecur me shpejtësi të pakrahasueshme

18 Prill 2021, 11:10, Politikë CNA
“25 Prilli dita për tu ndarë nga politika e vjetër”/

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme takim me banorët e Cërrikut si fushatë e zgjedhjeve të 25 Prillit. Balla u shpreh se përpara 7 vitesh Cërriku ishte lënë në harresë dhe nuk ka qenë në hartën e investimeve të qeverisë së kaluar.

?7 vite më parë Cërriku ishte tërësisht i lënë në harresë dhe nuk ishte në hartën e investimeve të qeverisë së kaluar. Po të ndalemi tek shëndetësia, ne kemi arritur të rikonstruktojmë të gjitha qendrat shëndetësore. Ne do të vazhdojmë gjithashtu të investojmë në shkollat e qytetit dhe ato të njësive administrative?, tha Balla.

Teksa u premtoi banorëve që PS do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura sa i përket investimeve në infrastrukturë, Balla shtoi se 25 Prilli është dita për tu ndarë përundimisht nga politika e vjetër e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

?Kemi ecur me një shpejtësi të pakrahasueshme me çfarë gjetëm. 25 prilli është një ditë e rëndësishme për tu ndarë përfundimisht nga politika e vjetër e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Edi Rama është pengesa e vetme përballë tyre që ata të rikthehen dhe njëherë ta marrin peng Shqipërinë. Të jesh sot në krahun e Edi Ramës dhe PS është të jesh me Shqipërinë Europiane? u shpreh Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga