Connect with Us

“Vlerësojini të gjithë”/ Braçe: Nëse dikush ka bërë më shumë se ne, votoni ata

Politikë

“Vlerësojini të gjithë”/ Braçe: Nëse dikush ka bërë më shumë se ne, votoni ata

Publikuar

-

Organizimi i Ermal Mamaqit/ Braçe: Krim, policia mos bëj sikur nuk sheh

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, i kërkon shqiptarëve që voton e tyre ta hedhin si një vlerësim ndaj punës së secilës parti politike në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se PS i ka parë të gjithë qytetarët njësoj, majtas e djathtas. Braçe i kërkon votuesve që të mos i japin votën PS-së, nëse dikush ka punuar më shumë se sa ata.

“Sepse ne i shohim të gjithë në sy; shohim majtas, shohim edhe djathtas! Puna na ka dhënë mundësinë t’i shohim të gjithë njësoj, me pune e prej punës! Ndaj duam nga gjithkush,vlerësim veç për punën! Nëse dikush ka punuar më shumë se ne, ka bërë më shumë se ne, votoni për ta! Por nëse nuk kanë bërë asgjë, zero pune e zero vepra, mos e rrëzoni sistemin e vlerësimit prej punës! Mos e rrëzoni punën!”, shkruan Braçe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela tallet me opozitën/ “Nuk kanë dimensionin e burrit, janë fëmijë”

Publikuar

-

Nga

Ngjela rrëfen fëmijërinë e tij/ Tregon si u arratis nga kopështi dhe ra në duart e policisë

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar sjelljen e opozitës si fazë adoleshence. Sipas tij, ata nuk kanë dimensioin e burrit ku shtoi se shitblerja e votës kërkon kohë dhe këta nuk e morën vesh në datë 26 prill që të denoncojnë tani.

Ngjela shtoi se kjo adoleshencë është sepse kanë frikë nga e vërteta dhe kështu fshehin arsyetimin fëminor.

Si nuk u rritën një herë në moshë individët që duan të drejtojnë Shqipërinë, apo edhe ata që e kanë drejtuar atë! Nuk kanë dimensionin e burrit, prandaj. Burri, është dimension i veçantë, po nuk u arrit ky dimension, individi, në sjellje dhe mendim, mbetet ngaherë një adoleshent. Elementi kryesor i dimensionit të burrit, është e vërteta. Adoleshenca nuk e kupton dot të vërtetën si nevojë parësore, se ajo shpesh e tremb.

Ja, si ka mundësi të kenë dimensionin e burrit ata që një ditë para zgjedhjeve thanë me brohoritje: kemi fituar, dhe fitorja jonë është nëpër kuti. Por, pasi humbën në 25 prill, në datën 27 prill, thanë: i kemi fituar zgjedhjet, por kundërshtari ka blerë votuesit. Po mirë, në datën 26 prill e morën njoftimin e blerjes këta? Nuk e dinë këta që shitblerja është proces që zgjat? Turp. Jo, jo, nuk është turp: është adoleshencë, sepse adoleshenti ka frikë nga e vërteta, dhe mundohet ta fshehë atë me arsyetimin e tij fëminor”, ka shkruar Ngjela.

LEXO EDHE:  “Votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin”/ Tabaku publikon foton familjare

LEXO EDHE:  Vlerësimi i Dvoranit sulm për Metën?/ Bushati kritika diplomatëve: Kanë humbur besueshmërinë

Gjithashtu avokati shtoi se këta individë ë gjykimin e tyre kanë mbetur fëmijë në mendime dhe sjellje të tyre.

Ngjela e cilëson politikën shqiptare një komedi ku shtoi se kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar këto fjalë që kemi dëgjuar do kthehen në skeçe.

Mos mendoni se kjo është rastësi. Jo kështu ka qenë gjithmonë: një arsye fëminore për të mbuluar të vërtetën. Por, a e kanë mbuluar ndonjëherë? Jo, asnjëherë, por vetë me veten e tyre kanë qenë e janë të kënaqur me gënjeshtrat fëminore që kanë thënë e po thonë. Pse, a nuk tha Enver Hoxha, një mediokër ky: “unë drejtoj progresin botëror”?!!  Mos iu duket gjë dimension burri kjo gënjeshtër fëminore!

Domethënë, si rrjedhim logjik, këta individë nuk kanë dalë dot prej fëminisë së tyre. Jo, nuk kanë dalë dot, sepse në gjykimin e tyre kanë mbetur fëminorë. Po ata që i kanë besuar?

Sigurisht që edhe ata mendim adoleshence kanë.

Domethënë, politika shqiptare në thelb është komedi? Sigurisht, komedi është por, kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar me dimensionin e burrit në drejtim, të gjitha këto që dëgjoni, dhe ato që keni dëgjuar, do të shkruhen si skeçe komedish.

Atëherë, ata që do t’i dëgjojnë, do thonë: mjerë ata që i vuajtën! Sigurisht që kështu do të thonë”, u shpreh Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  “Ti je luksi i llumit”/ Braçe sulmon Bashën: Nuk jam i sigurt që ti e di kuptimin e fjalëve që përdor

LEXO EDHE:  Radhët në Kakavijë/ Agron Llakaj: Po e harruat këtë ditë, haram e paçi!

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE