LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen e FA Cup

17 Prill 2021, 18:47, Sport CNA
VIDEO/ Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen e FA Cup

Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Manchester City-n në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Blutë e Londrës triumfuan me rezultat minimal në Wembley, falë golit të Hakim Ziyech, që e gjeti rrjetin në minutën e 55-të i shërbyer nga Pulisic.

Talenti amerikan me origjinë kroate shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

Lajmet e fundit nga