Connect with Us

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Totenhem lë nam në Meksikë, humbet rastin me portën e boshatisur

Sport

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Totenhem lë nam në Meksikë, humbet rastin me portën e boshatisur

Publikuar

-

Shumë futbollistë kanë fatin e keq të gabojnë në mënyrë fatale raste të pastra të cilat janë të lehta dhe mjafton të shtyjnë topin në rrjetë. Mirëpo, kur ndodh e kundërta dhe ata bëjnë më të vështirën me një portë të boshatisur duke humbur mundësinë e shënimit, kthehen në viral në rrjetet sociale.

Kjo i ka ndodhur edhe ish-sulmuesit të Totenhem, Vinsent Jansen. Ky i fundit aktivizohet në Meksikë, me ekipin e Monterej dhe në ndeshjen e djeshme të Champions League për Amerikën Veriore dhe Qëndrore shënoi goli në fitoren 3-1 ndaj Atletiko Pantoja.

Megjithatë, ajo që do të mbetet në memorie është një mundësi e humbur me portën e zbrazët, ku holandezi gaboi në mënyrë të pabesueshme duke mos iu besuar syve. Gjithsesi, për fat të mirë ky gabim i sulmuesit nuk ndikoi për keq te ekipi i tij, ndërsa herës tjetër duhet të kujdeset më shumë për shënjestrën e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ekipi kombëtar i boksit niset në Zagreb për kampionatin ballkanik

Publikuar

-

Nga

Ekipi Kombetar i Boksit ndodhet ne Zagreb te Kroacise per te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik te Boksit qe zhvillohet nga data 5-10 maj.

Ekipi jone udhehiqet nga traineret Zef Gjoni, Sead Bushati, Lazarin Vila, Sekretari i pergjthshem i FSHBO, Enea Kovaci dhe boksieret Krenar Zeneli Rexhildo Zeneli Denis Nurja Alban Beqiri Arjon Kajoshi dhe Indrit Laci.

Lajmi i mire eshte se ne kete kampionat te forte me boksieret me te mire te ballkanit ekipi jone ka arritur te nxjerre pese finaliste. Priten rezultate pozitive nga skudra kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.

Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia i thotë lamtumirë titullit, mundet nga Kukësi në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

LEXO TE PLOTE