Connect with Us

“Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot”, Flik bën gati “valixhet”

BundesLiga

“Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot”, Flik bën gati “valixhet”

Publikuar

-

Në mediat gjermane po qarkullon lajmi se trajneri Hansi Flik ka kërkuar shkëputjen e kontratës me skuadrën e Bajernit të Mynihut.

‘’Unë dua të ndërpres kontratën time, ja komunikova klubit sot. Ishte e rëndësishme për mua që ata ta mësonin këtë gjë’’, këto janë fjalë të cilat po qarkullojnë në mediat gjermane, të cilat kanë bërë jo pak bujë në mediat gjermane.

Rezultatet jo të mira ndeshjet e fundit, eliminimi nga Champions-i dhe përplasjet me drejtorin sportiv Salihamixhiç janë arsyet kryesore që trajneri gjerman ka shkuar drejt këtij vendimi. Flik është përfolur gjithashtu se do të jetë zëvendësuesi i Joakim Lëvit në kombëtaren gjermane, ndërkohë që emri më i përfolur për zëvendësuesin e 56 vjeçarit tek Bajerni është ai i Masimiliano Alegrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

VIDEO / As furtuna nuk e ndal dot Borusian, siguron biletën për Ligën e Kampioneve

Publikuar

-

Nga

Pak javë më parë, Borusia Dortmund dukej plotësisht jashtë loje për Ligën e Kampioneve dhe shumë e shkëputur nga katërshja e parë në Bundesligë. Por skuadra e drejtuar nga Edin Terziç ka kthyer plotësisht fatin e saj në javët e fundit dhe me një seri rezultatesh mbresëlënëse ka siguruar praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm kur mbetet për t;u luajtur edhe një javë.

Falë edhe gabimeve të vazhdueshme të skuadrave që gjendeshin më sipër, Borusia fitoi terren dhe sot më në fund i vuri vulën pranisë në Ligën e Kampioneve me një fitore bindëse 3-1 në fushën e Mainz, në një ndeshje që u vu në dyshim për vazhdimësinë e saj në pushimin e sfidës për shkak të një furtune mbi stadium që mbylli skuadrat për shumë minuta në dhomat e zhveshjeve.

Guerreiro, Rojs dhe Brandt shënuan për Borusian, ndërsa Kuaison realizoi golin e nderit për Mainz në shtesën e ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Do ishte goli historik, e pabesueshme çfarë humbet Levandosvki me portën bosh

Publikuar

-

Nga

Robert Levandovski me golin e shënuar ditën e sotme ndaj Frajburgut, ka hyrë në histori, teksa barazoi Gerd Mylerin, me 40 gola brenda 1 sezoni. Megjithatë polaku mund të kishte bërë të kishte vendosur një tjetër rekord, teksa në minutën e 78-të kishte në këmbët e tij një gol të sigurt.

Pas një pasimi të marrë nga Sane, Levandovski shfaqet i vetëm me portë bosh, por kur të gjithë prisnin që topi të ndalej në rrjetë, nuk ndodhi kështu. Sulmuesi gjuan keq me të majtën dhe topi shkon në duart e portierit kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahet me shpejtësi rasti i humbur i yllit bavarez.

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E pabesueshme/ “Apolonia” e Bundesligës lë Frankfurtin pa Champions! Futbollisti shqiptar shënon pas asistit të magjishëm të Huntelar

Publikuar

-

Nga

Bundesliga ka prodhuar një rezultat tërësisht të befasishëm në ditën e sotme teksa Shalke 04 ka mundur Frankfurtin me rezultatin 4-3. I rënë nga elita e futbollit prej kohësh dhe me vetëm 10 pikë në fundin e tabelës, Shalke 04 po i jepte më shumë hapësira talenteve dhe futbollistëve të rinj pasi të vjetërit e kishin turpëruar stemën.

Përballja e sotme luhej kundër Frankfurtit që kërkonte me patjetër fitoren që të linte prapa vetes Dortmundin për të arritur në Champions League. Por surpriza e madhe ndodhi pasi vendasit arritën që të fitonin.

Goli i dytë do të shënohej nga lojtari shqiptar, Blendi Idrizi. Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi pasimin e magjishëm me finte të Huntelar për të dërguar topin në rrjetë. Tashmë Frankfurti mban vendin që të dërgon në Europa League dhe renditet 1 pikë pas Dortmundit, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi.

Një krahasim i Shalke 04 që do të shkonte më së miri me Apoloninë, megjithëse këta të fundit kanë qenë më shumë se në garë në Superiore sesa ekipi gjerman në Bundesligë. Por ky duhet të shërbejë si shembull edhe për fierakët. Pavarësisht se të gjithë i bëjnë llogaritë për tre pikët e marra me vendin e fundit që nuk i shërben për asgjë fitorja ose barazimi, duhet të mos harrojmë se po flasim për futboll.

LEXO TE PLOTE