Connect with Us

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  Detaje tronditëse/ Çfarë po planifikonte 20-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Publikuar

-

Nga

Lufta e përgjakshme në Gaza/ Izraeli vret një komandant të Xhihadit Islamik

Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.

Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, u vra të hënën, tha ushtra izraelite.

Ushtria tha se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.

Militantët palestinezë, ndërkohë, i vazhduan sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.

Dhuna midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.

Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, thanë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.

Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje thuhet se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve.

LEXO EDHE:  Covid-19 nuk kursen bluzat e bardha/ 234 të infektuar, dy viktima

LEXO EDHE:  Foto- Bilionerja më e re në botë/ Kylie Jenner "nxeh" Instagramin, tregon format seksi me bikini

Ushtria izraelite tha se ka vrarë mbi 130 militantë në Gaza.

Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë po ashtu në Izrael, si rezultat i raketave të hedhura nga militantët në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.

Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

BE i kërkon Rusisë të shfuqizojë Ligjin për agjentët e huaj

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Ligjin e saj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili ka në shënjestër mediat, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, përmbaruesit gjyqësorë në Moskë kanë nisur të konfiskojnë prona nga zyra në Moskë e REL-it, si dhe kanë ngrirë llogaritë bankare të radios, për shkak të, siç është thënë, gjobave të papaguara për shkeljen e Ligjit të agjentëve të huaj.

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Ditë më parë, rregullatori rus i mediave ka thënë se ka shtuar VTimes – një faqe në internet e lajmeve, e themeluar nga ish-personeli i gazetës Vedomosti – në listën e agjentëve huaj.

Rregullatori, më herët, ka futur në këtë listë edhe një ueb-faqe tjetër lajmesh, Meduza.

“BE-ja vazhdimisht u ka kërkuar autoriteteve ruse që ta shfuqizojnë këtë legjislacion dhe t’i respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare ndaj lirisë së asociimit, mbledhjes dhe shprehjes”, tha Peter Spano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Spano tha se veprimet kundër Radios Evropa e Lirë në Moskë kanë “qëllim të qartë” për të penguar operacionet e saj.

Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.

LEXO EDHE:  Paska njerëz të pavdekshëm në këtë botë

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët/ Humb jetën një person në Sarandë, plagoset rëndë një tjetër

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të angazhuara në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t’u nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet e mëvonshme të ligjit kanë përfshirë edhe mediat e financuara nga jashtë.

REL është një kompani mediatike editorialisht e pavarur, e financuar nga një grant i Kongresit amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale.

REL e ka refuzuar emërtimin si “agjente e huaj” dhe nuk ka pranuar të veprojë në përputhje me kërkesat e rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor, që çdo material i botuar, të etiketohet si prodhim i një “agjenti të huaj”.

Për rrjedhojë, gjobat e shqiptuara nga autoritetet ruse kundër REL-it në Rusi kanë arritur vlerën e rreth 70 milionë rublave (950,000 dollarë)./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarm për ciklon në Indi/ Evakuohen me mijëra persona

Publikuar

-

Nga

Alarm për ciklon në Indi/ Evakuohen me mijëra persona

Autoritet indiane po marrin masa ndaj ciklonit Tauktae, që po godet bregdetin perëndimor të vendit. Mijëra njerëz janë evakuuar dhe programet e vaksinimit kundër COVID-19-s janë mbyllur në disa zona. Për javë të tëra India ka raportuar me qindra mijëra infeksione të reja me koronavirus dhe ekziston frika se qendrat ku do të strehohen njerëzit për shkak të ciklonit, mund të shdërrohen në epiqendra të shpërndarjes në masë të virusit. Koronavirusi përhapet lehtësisht kur njerëzit qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë vaksinat kundër COVID-it në dispozicion të programit ndërkombëtar për shpërndarjen e barabartë të tyre, COVAX, po mbarojnë. Mungesa e tyre vjen kryesisht pasi prej disa muajsh Instituti Serum i Indisë nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij globale mbi vaksinën, për shkak të kërkesave të mëdha të brendshme mbi to.

Zyrtarët e grupeve të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar gjithashtu se bombardimet e Izraelit ndaj Gazës mund të shkaktojnë një rritje të madhe të numrit të infeksioneve ndërsa banorët kërkojnë strehim në hapësira të mbipopulluara për t’u shpëtuar sulmeve ajrore. Testimet për koronavirus dhe vaksinimet në Gaza janë ndalur për shkak të sulmeve.

LEXO EDHE:  Detaje tronditëse/ Çfarë po planifikonte 20-vjeçarja që humbi jetën në aksident

LEXO EDHE:  Qytetet më të shtrenjta në botë

Në Shtetet e Bashkuara, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive tha të dielën se pandemia ka ekspozuar “efektet e pamohueshme të racizmit” pasi komunitetet me ngjyrë janë goditur më shumë nga virusi sesa amerikanët e bardhë. Gjatë një fjalimi në Universitetin Emory të Atlantës zoti Fauci tha se “COVID-19 ka nxjerrë në dritë dështimet e shoqërisë sonë”. Në fjalimin e tij ekesperti i njohur amerikan theksoi problemet e pabarazisë në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor të komuniteteve pakica në të gjithë SHBA-në./VOA

LEXO TE PLOTE