Connect with Us

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Bota

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Publikuar

-

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në Detin e Zi të shtunën ndërsa 15 anije më të vogla u vendosën në det ndërsa Moska shton prezencën e saj detare në një kohë thellimi tensionesh me Perëndimin dhe Ukrainën.

Përforcimet detare ruse përkojnë me shtimin e trupave të shumta pranë kufirit me Ukrainën, gjë të cilën Moska e ka quajtur një stërvitje të përkohshme mbrojtjeje. Veprimet vijnë pas shkallëzimit të luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës mes seperatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave qeveritare ukrainase.

Marrëdhëniet e Rusisë me Uashingtonin, i cili anuloi dislokimin e dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Zi javën e shkuar pas reagimeve të ashpra të Kremlinit, janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

Moska dëboi 10 diplomatë amerikanë të premten në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e të njëjtit numër diplomatësh rusë nga Shtetet e Bashkuara për aktivitete malinje, sipas Uashingtonit.

Rusia po ashtu ka kufizuar përkohësisht lëvizjen e anijeve të huaja luftarake “dhe anijeve të tjera shtetërore” pranë Krimesë, të cilën e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, një veprim i dënuar nga Kievi dhe Uashingtoni.

Dy anije ruse zbarkimi nga Flota Veriore e Rusisë, të afta për transportimin e tankeve, trupave dhe mjeteve të blinduara gjatë sulmeve bregdetare, kaluan përgjatë Bosforit të shtunën, sipas një gazetari të agjencisë së lajmeve Reuters i cili i kishte parë ato.

Priten më shumë përforcime nga dy anije zbarkuese nga Flota Baltike e Rusisë të cilat priten të kalojnë së shpejti ngushticën e Bosforit.

Agjencia shtetërore ruse e informimit, RIA, njoftoi të shtunën se 15 anije më të vogla nga Flota Kaspike e Rusisë tashmë ishin vendosur në Detin e Zi si pjesë e një manovre ushtarake.

Shenjë tjetër e thellimit të tensioneve në rajon ishte edhe një anije me kamionë logjistikë dhe pajisje për forcat e NATO-s në Rumani që kaloi Bosforin mbrëmjen e së premtes, sipas të njëjtit gazetar të agjencisë së lajmeve Reuters.

Rusia dhe Ukraina dëbojnë nga një diplomat, ndërsa shtohen tensionet mes dy vendeve

Rusia akuzoi një diplomat ukrainas të shtunën se po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi deri më 22 prill, duke nxitur kështu një përgjigje të menjëhershme nga Ukraina, ndërkohë që tensionet kufitare vazhdojnë të jenë të larta.

Shërbimi rus i sigurisë (FSB) tha se Oleksandr Sosoniuk ishte ndaluar kur u përpoq të merrte informacione nga bankat që përdorin organet ruse të zbatimit të ligjit, gjatë një takimi me një shtetas rus.

Ministria e Jashtme i dha zotit Sosoniuk 72 orë kohë për t’u larguar, dhe Ukraina veproi po kështu me një diplomat rus në Kiev. Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se zoti Sosoniuk ishte mbajtur për disa orë përpara se të lejohej të kthehej në konsullatën e tij në Shën Piterburg dhe e quajti arrestimin e zotit Sosoniuk një provokim. “Ne i mohojmë plotësisht akuzat e ngritura kundër zyrtarit konsullor”, tha ajo në një deklaratë.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë rritur me grumbullimin e trupave ruse përgjatë kufirit dhe përplasjet në Ukrainën lindore mes ushtrisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi të premten zhvillimin e bisedimeve paqësore me Moskën.

Rusia ndalon dy bjellorusë. Një prej tyre ka edhe shtetësi amerikane

Ndërkohë shërbimi rus i sigurisë, FSB tha të shtunën se kishte ndaluar dy qytetarë bjellorusë në Rusi, për atë që tha se ishte një tentativë për grusht shteti dhe për vrasje kundër presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në bashkëpunim me KGB-në, FSB-ja ndaloi Yuri Zyankevichin, një jurisr që ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe bjelloruse dhe analistin bjellorus, Alexander Feduta, sipas një deklarate të FSB-së.

Çekia dëbon diplomatët rusë, duke akuzuar zbulimin rus për shpërthimin e një depoje municionesh

Në një zhvillim tjetër Republika Çeke po dëbon 18 diplomatë rusë bazuar në dyshimet se shërbimet ruse të zbulimit ishin përfshirë në një shpërthim municionesh në 2014, thanë të shtunën Kryeministri Andrej Babis dhe Ministri i Jashtëm Jan Hamacek.

“Ekziston dyshimi i mirëbazuar për përfshirje të oficerëve të shërbimit rus të zbulimit (GRU), njësia 29155, në shpërthimin e depove të municioneve në zonën e Vrbetice”, tha Kryeministri Babis në një konferencë të treguar drejtpërdrejt në televizion.

Disa shpërthime tronditën depon e municioneve në Vrbetice, 330 km në juglindje të Pragës, më 16 tetor 2014. Shpërthimet vranë dy punonjës të një kompanie private që po merrte me qera depon nga një organizatë ushtarake shtetërore.

Ministri Hamacek tha se 18 punonjës të ambasadës ruse të identifikuar si personel i shërbimeve sekrete do të urdhërohen të largohen nga ky vend i NATO-s brenda 48 orësh.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi të shtunën Vladimir Dzhabarovin, nënkryetar i parë i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë të parlamentit rus, duke thënë se pretendimet e Pragës se oficerët e zbulimit rus ishin përfshirë në shpërthimin e depos së municioneve në vitin 2014 janë absurde.

Përgjigja e Rusisë ndaj dëbimit të 18 diplomatëve duhet të jetë proporcionale, u citua zoti Dzhabarov t’i ketë thënë agjensisë ruse të lajmeve Interfax./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dhjetëra të zhdukur nga stuhia në Indi

Publikuar

-

Nga

Dhjetëra të zhdukur nga stuhia në Indi

Më shumë se 90 njerëz u zhdukën, pasi anija me të cilën lundronin, u fundos në brigjet e qytetit Mumbai të Indisë, si pasojë e një cikloni të fuqishëm.

Flota detare indiane tha se ka shpëtuar 177 nga 270 personat në bord dhe se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë po vazhdojnë.

Anija, në pronësi të Korporatës së Naftës dhe Gazit Natyror të Indisë, po transportonte personelin për shpime në det të hapur.

Flota detare indiane organizoi një mision masiv të shpëtimit ajror dhe detar për punonjësit e zhdukur të naftës, por që po pengohet nga valët e mëdha.

“Ka valë nga 20 deri në 25 metra, erërat janë të fuqishme dhe dukshmëria e ulët”, tha zëdhënësi i marinës, Vivek Madhwal.

LEXO EDHE:  Përleshje në Ukrainë, protestohet lirimi i 19 të pandehurve

LEXO EDHE:  Në Rusi, karantina politike është një normë

Tri anije të tjera tregtare, me rreth 700 persona në bord, janë bllokuar po ashtu në det, pas ciklonit Tauktae, i cili goditi bregun perëndimor të Indisë.

Tauktae zbarkoi të hënën në shtetin Gujarat, me erëra deri në 160 kilometra në orë.

Stuhia është duke u dobësuar, por së paku 19 njerëz tashmë kanë humbur jetën dhe rreth 200,000 të tjerë janë zhvendosur nga disa rajone.

Stuhia ka goditur në kohën kur India po përballet me një valë shkatërruese të pandemisë së koronavirusit.

Për disa javë, ky vend ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja në ditë dhe mbi 4,000 viktima.

Shifrat kanë nisur të bien pak këtë javë./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Urrejta kundër aziatikëve ndikon tek studentët e huaj në SHBA

Publikuar

-

Nga

Urrejta kundër aziatikëve ndikon tek studentët e huaj në SHBA

Është rritur në Shtetet e Bashkuara niveli i krimeve të urrejtjes ndaj aziatikëve që kur filloi pandemia në 2020-tën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Kathleen Struck, studentët ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara raportojnë incidente të izoluara.

Shumica e studentëve ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara janë studentë me ngjyrë. Pasi filloi pandemia. e cila e pati origjinën në Kinë, krimet e urrejtjes ndaj aziatikëve janë rritur në nivelin 150% në mbarë SHBA-në, sipas të dhënave të policisë.

Që nga marsi 2020, organizata “Stop AAPI Hate”, një grup që monitoron racizmin ndaj aziatiko-amerikanëve dhe banorëve të ishujve të Paqësorit, thotë se ka marrë mbi gjashtë mijë raportime për incidente urrejtjeje.

Studenti i Universitetit të Kolumbias, Joon Baek, thotë se erdhi në SHBA në vitin 2015 nga Koreja e Jugut, për shkak të cilësisë së arsimit.

“Amerika ofron universitetet më të mira, më të mirënjohura. Mendova se po të shkoja në Amerikë, të studioja atje, do të hapeshin mundësi të reja që nuk do t’i kisha patur nëse do të kisha studiuar në Kore”, thotë ai.

Ndërsa po udhëtonte me tren vitin e kaluar, dëgjoi një grua që filloi të bërtiste. Kjo nuk është aq e pazakontë në qytetin e Nju Jorkut, por ai kuptoi se bërtimat i drejtoheshin atij.

“U mundova mos të them gjë, të shikoja punën time… Por u bë edhe më keq, dhe nuk ishte më thjesht sulm verbal. Kuptova që e kishte me mua, kështu që vendosa të zbres në stacionin tjetër”, thotë zoti Baek.

Një sulm me armë në muajin mars pranë qytetin Atlanta, të shtetit Xhorxhia, la tetë të vdekur; gjashtë prej tyre ishin gra aziatike. Ndërsa autori i dyshuar tha se motivet e tij nuk ishin racore, aziatikët në Shtetet e Bashkuara thanë se incidenti ua shtoi frikën.

Jessica, një shtetase kineze nga Afrika e Jugut po diplomohet nga Shkolla Parsons për Projektimin në Nju Jork. Ajo thotë se njoftimet për incidente kundër aziatikëve e kanë bërë të jetë më e kujdesshme.

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve rus/ Rusia hakmerret ndaj SHBA-ve

LEXO EDHE:  Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

“Ndjehesha vërtet e sigurtë në Nju Jork, por nuk ka qenë më kështu që nga 2020-ta… Për herë të parë ndjehem e vendosur në objektiv kur kaloj rrugës… Është për të ardhur keq pasi më duhet të shmang errësirën, të shmang rrugët pa ndriçim. Duhet të jem gjithnjë shumë e kujdesshme dhe shumë e vetëdijshme për identitetin tim aziatik”, thotë ajo.

Të gjithë studentët me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, thanë se ndjeheshin përgjithësisht komodë në kampuset universitare dhe mes popullsisë urbane me diversitet të Amerikës. Ata thonë se eksperienca e të jetuarit në një shoqëri shumë-kulturore ka qenë një mësim i madh.

“Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, në veçanti nëse hedh një sy pas dhe shikoj kaq shumë kultura të ndryshme bashkë, miq të rinj nga vende dhe kultura të ndryshme, secili me historitë e tyre. Më ka zgjeruar botëkuptimin dhe e vlerësoj këtë lloj lirie për të eksploruar botën”, thotë Andy Mao, student në Universitetin e Nju Jorkut.

Por të kesh tipare aziatike krijon rishtazi ankth.

Me lajmet e fundit, u ndjeva vërtet i trishtuar për sulmet jo vetëm në qytetin e Nju Jorkut, por edhe në qytetet e tjera. Ndonjëherë ndjehem i pasigurtë në situata të tilla… Por, jam me fat që kam marrë shumë dashuri dhe mbështetje”, thotë zoti Mao.

Megjithëse krimet e urrejtjes ranë me 7% vitin e kaluar, ndoshta për shkak të masave të izolimit, raportimet për krime urrejtjeje ndaj aziatikëve u rritën me gati 150% në 16 qytetet më të mëdha amerikane, thonë të dhënat e policisë.

“Kthehuni në vendin tuaj. Çfarë bëni në SHBA? Gjëra të tilla. Raste të izoluara dhe të rralla. Nuk janë të atilla që të më bëjnë të ndjehem i pasigurtë. Sidoqoftë të lënë shije të keqe kur ndodhin”, thotë Archit Choudhury, student në Universitetin e Kolumbias./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Spanjë/ Arrin numër rekord i migrantëve 

Publikuar

-

Nga

Spanjë/ Arrin numër rekord i migrantëve 

Së paku 6,000 migrantë arritën të martën në qytetin Ceuta të Spanjës nga Maroku fqinj. Shifra theu rekordin në një ditë të vetme, thanë zyrtarët spanjollë. Sipas tyre, migrantët, që përfshijnë edhe rreth 1,500 të mitur, ose kanë notuar, ose kanë ecur rreth gardheve kufitare. Autoritetet thanë se i kanë kthyer prapa rreth 2,700 vetë, por jo të miturit.

Qytetet Ceuta dhe Melilla të Spanjës janë bërë së voni destinacione kryesore për migrantët afrikanë. Trupat spanjolle u vendosën në plazhe, për të ndihmuar policinë kufitare në pikën kryesore të hyrjes në Ceutë – Tarajal. Më vonë, forcat marokene të sigurisë në Fnideq – qytetin ngjitur – hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të madhe migrantësh pranë gardhit kufitar, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e anuloi një udhëtim në Paris, ku do të merrte pjesë në një samit të udhëhequr nga Franca, për ndihmën financiare për Afrikën. Sanchez tha se do të përqendrohet në krizën e Ceutës dhe u zotua se do ta rivendosë normalitetin në qytet. Në qytetin tjetër, Mellila, të martën hynë 86 afrikanë.

Agjencia spanjolle e lajmeve Efe tha se disa qindra migrantë të tjerë u bllokuan nga forcat e sigurisë. Forca kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, raportoi se migrimi i paligjshëm në Ishujt Kanarie të Spanjës – në brigjet e Marokut – është rritur këtë vit.

LEXO EDHE:  Ukrainë/ Komediani Zelenskiy kryeson në zgjedhjet presidenciale

LEXO EDHE:  Killerat e Putinit/ Ja si agjentët rusë i eleminojnë armiqtë e Kremlinit

Në shumicën e rasteve, afrikanët nën-saharianë bëjnë udhëtime të rrezikshme me anije. Megjithatë, numri i përgjithshëm i migrantëve të padokumentuar që kanë arritur në Evropë deri më tani këtë vit, mbetet shumë poshtë niveleve të para më 2015-2016. Atëbotë, mbi 1 milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë hyrë në kontinentin evropian. REL

LEXO TE PLOTE