Connect with Us

“Po përgatisim të dhëna për t’i dorëzuar në SPAK”/ Bardhi akuzon Ballën: Po kontrollon gjithë Elbasanin

Politikë

“Po përgatisim të dhëna për t’i dorëzuar në SPAK”/ Bardhi akuzon Ballën: Po kontrollon gjithë Elbasanin

Publikuar

-

Militanti i PD ekzekutoi Pjerin Xhuvanin/ Reagon Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, i cili është i pari në listën e Elbasanit duke folur për rendin dhe sigurinë si dhe incidentin e ndodhur ditën e verës në këtë qytet, ka shigjetuar numrin dy të PS Taulant Balla.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Bardhi deklaroi se incidenti nuk ishte mes militantëve të PS-PD, por nga eksponetë të krimit që të mbështetut nga Balla dëshironin të prishnin mikëpritjen e kreut demokrat Lulzim Basha.

Sekretari i PD shtoi se po përgatisin disa të dhëna lidhur me këtë ngjarje dhe do i depozitojnë në SPAK.

Personat që kishin dalë në 14 mars nuk janë mbështetës të PD por janë eksponent të krimit në Elbasan dhe janë mbështetës të Edi Ramës dhe Taulat Ballës. Unë i kam denoncuar me emra dhe figura, ndërsa tani jemi duke përgatitur të dhëna për t’i dërguar në SPAK. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë përplasje mes militantëve të PS dhe PD. Ka një angazhim të krimit të organizuar që kanë zëvendësuar socialistët.

Unë kam vlerësim për pozicionin e sekretarit të kundërshtimit por kam keqardhje për Ballën që ka shpërdoruar interesat e qytetarëve nga mbështetja e pushtetit. Ka abuzim me pushtetin, nëse duhet një pastruese në një shkollë nuk emërohet pa lejën e Taulant Ballës.

Mbi 70% të drejtorëve në Elbasan janë mbështetës të Ballës”, tha Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë/ “S’mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen”

Publikuar

-

Nga

Luçiano Boçi i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit foli për zgjedhjet e 25 Prillit duke i cilësuar ato si masakër zgjedhore.

I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitë pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi i ftuar në studion e “Pa Protokoll” shtoi se janë bërë denoncime publike 6 muaj para zgjehdjeve dhe nuk është bërë ende asnjë veprim.

LEXO EDHE:  Meta, një President “i çmendur” që kërkon gjak për zgjedhje

LEXO EDHE:  Balla e falenderon publikisht OSBE për ligjin e censurimit/ Nesër do votoj në Kuvend

Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s’u bë nga SPAK”, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi flet me shifra: Ja sa është shitur një votë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi , ka komentuar mbi fenomenin e shit-blerjes së votave duke treguar se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

Ai shtoi se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete për denoncimet që po bëhen deri më tani dhe theksoi se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

 SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE