LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në prag të zgjedhjeve/ Meta kërcënon Ramën

17 Prill 2021, 12:36, Politikë CNA
Në prag të zgjedhjeve/ Meta kërcënon Ramën

Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar haptazi kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve, pas banderolave që janë vendosur në Gjirokastër. Meta i është drejtuar Ramës duke i thënë të mos e detyrojë të hyjë vërtetë në garë pasi do të mbeten pa grup paralamentar.

Gjithashtu Meta i ka kërkuar Kryeministrit të respektojë Kodin Zgjedhor.

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m?i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!“, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga