Connect with Us

Mediu takim me qytetarët në Tiranë/ Mediu: Më 25 prill ta mposhtim të keqen

Politikë

Mediu takim me qytetarët në Tiranë/ Mediu: Më 25 prill ta mposhtim të keqen

Publikuar

-

Kandidati “PD-Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë 1, në Tiranë.

Mediu bën thirrje që më 25 prill shqiptarët të bashkohen të gjithë për të mundur atë që ai e quaj ‘të keqen të përfaqësuar nga Edi Rama’.

Ai theksoi se duhet larguar ky regjim i korruptuar.

Sot kemi ardhur në momentet më të trishtë të historisë sonë kombëtare, për faktin që rreth 490,000 të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, janë larguar nga Shqipëria. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se janë 7.2 miliardë euro që regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës ka vjedhur nga xhepat e shqiptarëve, nga taksat tona.

Edi Rama për interesa të tij politike kërkon të shpopullojë Shqipërinë, kërkon që Shqipëria të zbrazet dhe të sjellë këtu njerëz nga Bangladeshi, nga Pakistani apo nga India, sepse i do ata si shërbëtorë të pushtetit të tij, se mentaliteti i Ramës është mentaliteti i sundimtarit, se ai mund të bëjë si të dojë me njerëzit. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të gjykojmë drejt në këto zgjedhje, për të ndalur hajninë, për të ndalur antivlerat, për të ndalur një njeri i cili nuk ka më asgjë të përbashkët me ne, për të ndalur një qeveri e cila do vazhdojë t`a thellojë akoma më tej krizën. Ajo që është e rëndësishme është që shqiptarët të dinë të dallojnë se kush është e keqja dhe të bashkohen për të bërë më të mirën. Unë këtë bashkim të opozitës e shikoj si një shpresë të bashkimit të shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, në 25 Prill, kundër këtij regjimi të korruptuar.

“Aleanca për Ndryshim”, Partia Demokratike dhe të gjithë ne, kemi në qendër të programit vlerat tona njerëzore, identitetin tonë kombëtar, një familje e cila ndërton mirëqenien në këtë vend që e ka falur Zoti. 25 Prilli është ballafaqimi i shqiptarëve që duan shtet, liri dhe të drejta dhe nga ana tjetër Edi Ramës dhe regjimit të tij të korruptuar që vetëm shkatërron shtetin, vlerat dhe çdo interes të qytetarit. Vota që ne hedhim është votë për fëmijët tanë, është votë për prindërit tanë, është votë për familjet tona, është votë për Tiranën, është votë për Shqipërinë, është votë për një rrugëtim të drejtë të shqiptarëve për të qenë të barabartë përballë ligjit dhe për të ndërtuar mirëqenien e tyre”, ka thënë Mediu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Rama, Xhafaj largohen nga Ministria e Brendshme/ Lleshi vijon takimin me Veliun

LEXO EDHE:  Vrasja e të riut në Tiranë/Rrëqethin fjalët e nënës: Ç’më tha im bir 30 minuta para se ta vrisnin

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “pajton” Metën me qeverinë/ Presidenti takon Manastirliun

LEXO EDHE:  Meta takim me senatorin Roy Blun/ "SHBA-të, partneri ynë strategjik"

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Rama, Xhafaj largohen nga Ministria e Brendshme/ Lleshi vijon takimin me Veliun

LEXO EDHE:  Dhunuan dhe grabitën 29 vjeçarin/ Dy të arrestuar në Tiranë

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE