Connect with Us

“Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona”/ Basha thirrje nga Delvina për socialistët

Politikë

“Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona”/ Basha thirrje nga Delvina për socialistët

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Delvinës.

Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur arsimimin dhe punësimin e rinisë të Delvinës e të mbarë Shqipërisë, do të bëj të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet e huaja, turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

“Kudo ku kam qenë këto javë e këto ditë prek entuziazmin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim, prek padurimin e nënave për ndryshim për fëmijët e tyre, prek padurimin e fermerëve që kanë kaluar tetë vite të vështira për ndryshim, prek padurimin e baballarëve për të bërë realitet shpresën dhe dëshirën e tyre për ti mbajtur këtu fëmijët e tyre dhe padurimin e të rinjve, entuziazmin e tyre sepse dita po vjen, ora po vjen, për ta rihapur së bashku rrugën si gjithë Europa, rrugën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.

Vëllezër dhe motra ndryshimi ndjehet kudo , ndihet në sytë tuaj, në zemrat tuaja, shpresa tashmë ka mbërritur dhe është e pandalshme dita që Shqipëria, Delvina të kthehet tek zotërit e saj të vërtetë që jeni ju, populli i saj, qytetarët e saj. Këtë shpresë për ndryshim, këtë dëshirë për t’i dhënë fund tetë viteve të vështira, e shoh dhe e prek edhe tek socialistet e thjeshtë. Të cilët njësoj si gjithë qytetarët e tjerë kanë ndarë të njëjtat vuajtje, kanë ndarë të njëjtat dhimbje por dyfish sepse ata kanë besuar, kanë punuar për fitoren e Partisë socialiste, kanë votuar për partinë Socialiste por janë të zhgënjyer dyfish të zemëruar, dyfish kokën ulur. Ju them sot socialisteve ngrijeni kokën bashkohuni me ne vëllezër dhe motra , një popull, një komb, bëhuni pjesë e ndryshimit ejani votoni për numrin 9, ta ndryshojmë Shqipërinë. Bashkë për ndryshim, bashkë për ti kthyer shqiptarëve shpresën, bashkë për ti dhënë rinis prespektivën, bashkë për ndryshim.

Të votojmë numrin 9 dhe të hapim rrugën e mirëqenies, të ekonomisë dhe të rrogave e pensioneve të larta për çdo shqiptarë, sepse ne kemi një plan, një plan që do të mundësojë që banorët punëtor të Delvinës e mbarë Shqipërisë të mund të gëzojnë frytet e djersës së tyre. Ne e dimë fare mirë se kjo tokë e lashtë ka thesare. Thesaret e të parëve tanë ndodhen nën të. Thesaret e tjera me të cilat na ka bekuar zoti ndodhet mbi të. Djersa e fermerit të Delvinës, djersa e fermerit shqiptarë e vadit tokën shqiptare çdo ditë por nuk sjellë mirëqenie për ta sepse qeveria në ikje dhe kryeministri në ikje e bëri naftën më të lirë për jahtet se sa për fermerët. Sepse 8 vite me radhë projekti që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vend numëro.

Mbeti në baltë ai projekt siç mbeti në baltë e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve. Ky është një projekt i cili nuk bëhet vetëm për Delvinën por bëhet edhe për Sarandën, bëhet për turizmin, bëhet për Shqipërinë. Ai do të mundësoj që prodhimet e mrekullueshme të fermerëve të Delvinës të kenë mundësi të transmetohen drejt tregjeve të vendit dhe tregjeve ndërkombëtare duke shmangur qafën e bukur por të vështirë të Muzinës. Por 8 vite me radhë Edi Rama e la atë projekt në baltë siç i la në baltë fermerët Delvinjotë, siç i la në baltë fermerët shqiptarë, siç e la në baltë rininë shqiptare, siç i la në baltë pensionistët shqiptarë.

Dhe tani ka guximin të vijë t’iu kërkojë edhe 4 vite të tjera, edhe 4 vite të tjera pas 8 vitesh që i la qytetet tona në errësirë, e la vendin tonë në errësirë, i la banorët, qytetarët e këtij vendi në varfëri dhe mjerim. Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Nuk ka kërcënim më të madh për familjet shqiptare, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë sesa edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite që e lanë Shqipërinë në vendnumëro“, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Zgjedhje të parakohshme?/ Zbulohet kushti i vetëm i PD-së

Gjithashtu ai iu drejtoi një thirrje socialistëve të bashkohen me PD, pasi sipas tij, koha e Ramës ka mbaruar

“Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona. Bashkohuni me ne! Ramës “koha jote ka mbaruar!” Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Votoni 9 për ndryshim!”, u shpreh Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngjela tallet me opozitën/ “Nuk kanë dimensionin e burrit, janë fëmijë”

Publikuar

-

Nga

Ngjela rrëfen fëmijërinë e tij/ Tregon si u arratis nga kopështi dhe ra në duart e policisë

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar sjelljen e opozitës si fazë adoleshence. Sipas tij, ata nuk kanë dimensioin e burrit ku shtoi se shitblerja e votës kërkon kohë dhe këta nuk e morën vesh në datë 26 prill që të denoncojnë tani.

Ngjela shtoi se kjo adoleshencë është sepse kanë frikë nga e vërteta dhe kështu fshehin arsyetimin fëminor.

Si nuk u rritën një herë në moshë individët që duan të drejtojnë Shqipërinë, apo edhe ata që e kanë drejtuar atë! Nuk kanë dimensionin e burrit, prandaj. Burri, është dimension i veçantë, po nuk u arrit ky dimension, individi, në sjellje dhe mendim, mbetet ngaherë një adoleshent. Elementi kryesor i dimensionit të burrit, është e vërteta. Adoleshenca nuk e kupton dot të vërtetën si nevojë parësore, se ajo shpesh e tremb.

Ja, si ka mundësi të kenë dimensionin e burrit ata që një ditë para zgjedhjeve thanë me brohoritje: kemi fituar, dhe fitorja jonë është nëpër kuti. Por, pasi humbën në 25 prill, në datën 27 prill, thanë: i kemi fituar zgjedhjet, por kundërshtari ka blerë votuesit. Po mirë, në datën 26 prill e morën njoftimin e blerjes këta? Nuk e dinë këta që shitblerja është proces që zgjat? Turp. Jo, jo, nuk është turp: është adoleshencë, sepse adoleshenti ka frikë nga e vërteta, dhe mundohet ta fshehë atë me arsyetimin e tij fëminor”, ka shkruar Ngjela.

LEXO EDHE:  Memoriali turk në Tiranë/ Kreshnik Çollaku nxjerr bllof Bashën

LEXO EDHE:  Memoriali turk në Tiranë/ Kreshnik Çollaku nxjerr bllof Bashën

Gjithashtu avokati shtoi se këta individë ë gjykimin e tyre kanë mbetur fëmijë në mendime dhe sjellje të tyre.

Ngjela e cilëson politikën shqiptare një komedi ku shtoi se kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar këto fjalë që kemi dëgjuar do kthehen në skeçe.

Mos mendoni se kjo është rastësi. Jo kështu ka qenë gjithmonë: një arsye fëminore për të mbuluar të vërtetën. Por, a e kanë mbuluar ndonjëherë? Jo, asnjëherë, por vetë me veten e tyre kanë qenë e janë të kënaqur me gënjeshtrat fëminore që kanë thënë e po thonë. Pse, a nuk tha Enver Hoxha, një mediokër ky: “unë drejtoj progresin botëror”?!!  Mos iu duket gjë dimension burri kjo gënjeshtër fëminore!

Domethënë, si rrjedhim logjik, këta individë nuk kanë dalë dot prej fëminisë së tyre. Jo, nuk kanë dalë dot, sepse në gjykimin e tyre kanë mbetur fëminorë. Po ata që i kanë besuar?

Sigurisht që edhe ata mendim adoleshence kanë.

Domethënë, politika shqiptare në thelb është komedi? Sigurisht, komedi është por, kur të vijë pjekuria e shtetit shqiptar me dimensionin e burrit në drejtim, të gjitha këto që dëgjoni, dhe ato që keni dëgjuar, do të shkruhen si skeçe komedish.

Atëherë, ata që do t’i dëgjojnë, do thonë: mjerë ata që i vuajtën! Sigurisht që kështu do të thonë”, u shpreh Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  Zgjedhje të parakohshme?/ Zbulohet kushti i vetëm i PD-së

LEXO EDHE:  Ja deputetët që do shoqërojnë Bashën në takimin me Mogherinin

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE