Connect with Us

Ilir Meta dhe Mona po e çojnë Bashën drejt humbjes

Politikë

Ilir Meta dhe Mona po e çojnë Bashën drejt humbjes

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD gëzon rritje në Tiranë, tkurret LSI

Mesa duket qartazi, tashmë nga të gjitha sondazhet, por edhe perceptimi i opinionit publik dhe sjellja e shumë prej faktorëve të shoqërisë civile dhe opinion-bërësve në vend,  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po e çojë Lulzim Bashën drejt humbjes dhe drejt katastrofës elektorale.

Jo sepse do të ketë ndonjë rezultat të thellë apo ndonjë spektakël të paparë dhe pa dëgjuar më parë, por janë faktet të cilat tregojnë se Basha mund t’i humbë këto zgjedhje vetëm për shkak të rënies së LSI.
Në të gjitha pollet e fundit, por edhe duke parë frymë në një fushatë jo shumë kritikuese ndaj Lulzim Bashës megjithë fryrjen e premtimeve dhe angazhime për shumë gjëra të cilat janë thuajse të pabesueshme, Lulzim Basha ka mundur që nga ana e tij ta ngrerë dhe ta tërheqë trendin e Partisë Demokratike.

Nuk është ajo PD e mefshtë si Republika e Re e 2017, por është e arnuar me disa fytyra dhe emra të rinj që përpiqen të rrezatojnë pozitivitet megjithëse në zona të caktuara, në lokalitete ka ende probleme shumë thelbësore. Basha, nga qendra është përpjekur të japë një imazh tjetër dhe askush më nuk e diskuton që do të ketë një rritje të PD.

Do të jetë kjo rritje 10% apo 20% në total votash apo mandate, do ketë 50 apo 54 deputetë, kjo është ende për tu parë, por e sigurt është që PD do të ketë një rritje mbi mandatet dhe votat që mori katër vite më parë.

Që Lulzim Basha të vijë në pushtet duhet të ketë 71 mandate së bashku me aleatët e tij. Kjo duket një mision i pamundur për PD, për formulën zgjedhore asnjëherë nuk ka mundur të jetë forca e parë në vend që pas vitit 2009, por gjithmonë forcë e dytë pas socilistëve.

Për të ardhur në qeveri do të duhet që kolicioni tjetër, ai i LSI që ndodhet në garë të mundte të sigurojë një numër të konsiderueshëm mandatesh, të ruajë mandatet që ka ose mos shkojë poshtë 16 mandatesh, ç’ka duket nga ana tjetër sërish një mision i pamundur. LSI e Ilir Metës është drejt shkërmoqejes.

Njerëzit e tij janë të izlouar megjithëse pritet që presidenti të hapë thesin e parave bashkë me gruan e tij, ende duket e pamundur pasi strategjia ‘merrjani Metës lekët dhe mos i jepni votën, por votoni me kë të doni’, duket se i ka ngjitur shumë Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por edhe partive të vogla aleate të cilat po kërkojnë vota duke theksuar se mund të merrni lekët e Ilir Metës dhe të na votoni ne.

Berti Qerosi uron LSI dhe Papin e pularisë për 1 prillin Ka një rënie të LSI e cila shkon në përgjysmim ose më shumë të totalit të votave apo mandateve që ajo ka mundur të sigurojë në vitin 2017. Sipas të dhënave zyratare duket qartazi se LSI në zgjedhjet parlamentare të 4 viteve me parë ka mundur të sigurojë rreth 14.3 % të votave në rang kombëtar me 225 mijë vota dhe 19 mandate.

E gjithë kjo përqindje tashmë duket se është përgjysmuar dhe ndoshta më shumë sesa aq pasi ka qarqe dhe zona të caktuara ku mund të marrësh 8, 7 apo 10% dhe nuk mund të sigurosh mandate.

LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pati një rritje pas vitit 2009 sepse ne vitin 2013 garoi si parti qeveritare, pushteti edhe pse për 3 muaj shkoi në opozitë me socialistët.

Hartonte lista për vota, qytetarëve u premtonte/ Procedohet drejtuesi i LSI-sëMë pas kështu ndodhi edhe në 2017, kandidoi si parti qeveritare, parti pushteti. Ishte në qeverisje me Ramën kur kandidoi dhe në të dy rastet pati një rritje gati tre herë, herën e parë nga 75 mijë vota shkoi në 180 mijë dhe tashmë rreth 220 mijë.

Nga themelimi i saj ka një rritje thelbësore, por gjithmonë me zgjedhjet e para të 2009 një parti e re që përçante të majtën, si gjithmonë Ilir Meta me një mision për të çmontuar socialistët e kishte filluar si armiqësi ndaj tyre në vitin 2004 pas një ndarje të pakthyeshme me Fatos Nanon. Qartazi duket se LSI është në një rëni.

LEXO EDHE:  Tubimi i Metës/ Spiropali: BesëLikja është klithmë e zullumit të së shkuarës

Në rast se PD do të mund të sigurojë të paktën shtratin e votave të vitit 2013 pra rreth 56 mandate do të duhet rreth 15 të tilla për t’i bërë 71 ç’ka duket jo vetëm një mision i pamundur por, edhe një akt i pakryeshëm. LSI nuk mund ta kryejë dot këtë aksion politik, rrudhja dhe tretja e saj është e pandalshme, në fakt shumë nga ekspertët dhe politologët e theksojnë këtë me faktin se shumë nga votuesit e LSI të cilët ishin pjesë e levizjes gri të administratës apo që ishin me zemër votues por të padeklaruar të PD, për të ruajtur vendet e punës tentuan që të ishin tek LSI për të shpëtuar.

Kjo tani nuk ka më vlerë. Lëvizja e bërë nga Rama për të mos trazuar ata që votojnë LSI në administratë e ka zbutur këtë frikë se duke qenë i LSI mund të ikësh nga puna apo duke qenë më LSI ti nesër mund të vish në pushtet.

Në të dyja rastet kjo do ta rrudhte pafundësisht partinë e Monika Kryemadhit lënë përkohësisht në duart e saj nga bashkëshorti i cili ka marrë detyrën e presidentit.

Rrudhosja e LSI ka çuar jo pak vota të PD e cila nga 690 mijë vota në koalicion në vitin 2013 katandisi në rreth 450 mijë vota në vitin 2017.
Patjetër që një rrudhje e LSI do të sillte një zmadhim të PD, pasi duke qenë me dy koalicione do të binte njëri krah dhe do të ngrihej krahu tjetër.

Partia Demokratike në atë kohë me 450 mijë vota mundi të siguronte 42 mandate e në rast se LSI do i largoheshin 120 mijë vota do të sigurohej gati 54 deri në 56 mandate, por do t’i duhej që LSI të rritet vetë, pra të ruajë 15 mandatet për të parë një pushtet të mundshëm nesër, në shtator prap për të shpresuar në formimin e qeverisë me Bashën kryeministër.

I mirë apo i keq Lulzim Basha po siguron një rritje për PD, ndërsa nga ana tjetër LSI e Monika Kryemadhit po rrudhet e po rrudhet derisa po duket qartazi se do të jetë ajo shkaktari i humbjes së Lulzim Bashës, pra nuk do të mund të ruajë mandatet që do të duhet për të bërë numrin 71 dhe për ta shpallur Bashën kryeministër.

Pas përplasjes me policinë/ Drejtësia i “kërcet” dhëmbët Metës

Politikat e Ilir Metës, çmenduria e tij dhe aktet e fundit politike të cilat po i shohim ditë pas ditë po tregojnë qartazi sjelljen e papranueshme nga qytetarët e presidentit i cili më shumë se një qytetar mbi palët është kthyer në rolin e një kërcënuesi, një mercenari politik dhe kryetarin e një partie të rrënuar që tashmë kërkon të mbajë me dhëmbë karrigen e presidentit të Republikës.

Pa folur më tej për sjelljen e LSI, banditizmi i saj politik e kështu me radhë. Gjithësesi faktet po flasin vetë, Lulzim Bashën po e çon në humbje Ilir Meta me humbjen e LSI dhe sjelljen e tij politike, pa folur më tej për papërgjegjshmërinë e Monika Kryemadhit apo listën paçavure që kanë përgatitur së bashku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta mban zvarrë Komisionin e Vettingut/ Presidenti shkel hapur Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që prej dy muajsh funksionon me një anëtar më pak.

Nga 7 anëtarë që duhet të ketë, ashtu siç e përcakton Ligji për institucionet e Vettingut, KPA ka vetëm 6 anëtarë.

Kujtojmë se me 8 Mars 2021, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi me formë të prerë dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e Komisionit të Pavarur të Apelimit,  Luan Daci.

Ky i fundit ka firmosur në një sërë vendimesh që me ngritjen e KPA, pra nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur është pezulluar nga detyra.

Meta shkel Kushtetutën

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që të hapë garën për vakancën në KPA.

CNA.al ka raportuar edhe më herët për këtë skandal të Presidentit, i cili ka zgjedhur të shkelë detyrimet kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që nga ana tjetër del dhe thotë se është në mbrojtje të Kushtetutës.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

LEXO EDHE:  Mediu: Vendi po shkon në një konflikt që cënon unitetin e popullit

LEXO EDHE:  Tubimi i Metës/ Spiropali: BesëLikja është klithmë e zullumit të së shkuarës

Por, e çuditshme është edhe heshtja e KPA-së, e cila nuk ka reaguar deri më tani për plotësimin e vendit vakant që la Luan Daci.

KPA nuk ka asnjë pengesë që ta adresojë institucionalisht dhe publikisht problematikën e krijuar me vakancën e një prej anëtarëve të tij.

As institucioni i Avokatit të Popullit, që duhej të ishte përfshirë në këtë rast, hesht.

Kur, Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga datat në të cilën vendimi penal ka marrë formë të prere, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Por, të gjitha institucionet duket se kanë zgjedhur të heshtin, duke e lënë kështu Komisionin e Vettingut me 6 anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjaftisti që kërkon të vijë në krye të PD/ Loja e Bashës me postin e kryetarit

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike, humbi në zgjedhjet e 25 Prillit dhe kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha nuk mbajti përgjegjësi, por, po bën veprime nga më të ndryshmet për të justifikuar humbjen dhe mbajtur karrigen e kryetarit.

Këto rrethana, pra qëndrimi dhe për katër vite në Opozitë, ka ngjalluar reagime tek mbarë demokratët, pavarësisht se nga brenda PD, përpiqen të mbahen të fshehura reagime të tilla, duke e ngushtuar kritikën në një grup të vogël, që në fakt, po merr përmasa të mëdha dite pas dite.

Këtë e tregoi edhe fakti, që Basha nxitoi të thërriste kryesinë edhe Këshillin Kombëtar, pas disa ditësh që kritikët kanë filluar daljet e tyre publike.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi edhe një kandidat të vetëshpallur për kryetar të PD-së.

Ai është anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

Kadilli të vetmin sukses në karrierën e tij politike, si drejtues i PD e ka me ardhjen e Lulzim Bashës, ka qenë mbështetës i tij në garën  e vjedhur të 2013, më pas Basha duke e parë paaftësinë epike nuk e kandidoi për deputet as në 2017 dhe as në 2021, dhe për të ngelur në lojë me një kockë politike, Kadilli vetëshpallet kandidat.

NGA VJEN DHE KU SHKON

Deri tek vetëshpallja si kandidat, s’ka asgjë jashtë normales. Por, çështja është se PD rrezikon të zhytet thellë e më thellë në humbje, ndërsa i del para Kadilli si kandidat për kryetar.

I vetëshpalluri si kandidat për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli është katapultuar nga “MJAFT”-i, nga OJQ e famshme e Erion Veliajt në PD që në vitin 2004.

Kadilli është zgjedhur deputet në vitin 2009-2013 dhe më pas është përfshirë sërish në politikë nga Lulzim Basha duke u bërë sekretar i Burimeve Njerëzore.

Ky emërim e bëri të ishte edhe mbështetës i flaktë e Bashës.

Por, nga 2004, kur është përfshirë në PD dhe është bërë këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deri më sot, pra për 17 vite, Kadilli nuk është lakuar për ndonjë meritë të madhe në këtë forcë politike.

Sot, Kadilli-“Mjaftisti”, që dje ishte mbështetës i Bashës, dhe përfshihej në konflikte e akuza, flet për parime dhe vizion të ri.

Kujtojmë se si në vitin 2018, Fatbardh Kadilli u shfaq në rrugë duke u përplasur fizikisht me një qytetar.

Kadilli hidhej në rrugë, duke përdorur shqelmat dhe grushtet ndaj një të moshuari.

          Kadilli sherr në rrugë me një të moshuar

Tashmë Kadilli, ushtari kryesor i Bashës që e mbështeti, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, ku u përfol për pazare që do të kandidonte si deputet në vitin 2021 del dhe flet për vizion dhe parime.

Sot, duket se Basha e ka nxjerrë vetë në garë, për të mos pasur në fakt, fare garë.

Pra, e gjithë skema me vetshpalljen si kandidat duket një farsë, për të mos u prekur karrigia e Bashës në krye të PD.

Kadilli dhe Basha kanë një të përbashkët nuk marrin dot as votat e grave të tyre, por Basha ka mbështetje ish kryeministrin Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu tregon skenarin/ Ilir Meta president

LEXO EDHE:  Rama: Koalicion me Metën në 2017? Nuk flas për të ardhmen

Ndërsa Kadillin, vetëm po ta mbështesë Erion Veliaj, në këmbim të qëndrimit të Bashës në krye të PD.

Pasi kjo skemë iu duhet dhe iu shkon për shtat socialistëve, për të zgjatur jetën e tyre në pushtet.

Askush më shumë se Basha nuk ua garanton socialistëve qëndrimin në pushtet.

Ndaj e gjithë ky trumbetim me Kadillin duket të jetë një lojë politike, për të mbajtur në fuqi pazarin e Bashës me socialistët.

Pazar të cilin demokratët nuk e harrojnë lehtë, pasi PD i doli nga duart jo vetëm pushteti qendror, që nuk diskutohet, por dhe ai vendor, në vitin 2019.

Ndaj, Kadilli, dyshohet se  është thjesht një manekin politik i përdorur nga Veliaj dhe Basha për një shërbim të fundit.

Kadilli, duke kandiduar mund të kapë edhe kryesinë ose të ngelet në lojë.

Po s’kapi asnjërën ndoshta e ndihmon “lali” Eri apo kunati i Lulit për ndonjë sukses të mëtejshëm ekonomiko- financiar si shpërblim për shërbimin politik

AKUZAT NDAJ KADILLIT NGA ISH-ANËTARI I KRYESISË SË PD

Prejardhjen e Kadillit nga  “Mjaft”-i, e ka shenjëstruar edhe Lefter Maliqi, ish-pjesë e PD-së, përgjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Në atë kohë, Lefter Maliqi, anëtar i Kryesisë së PD, Berat, ka akuzuar të deleguarin e Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli, se është mik i Erjon Veliajt dhe se ka braktisur organizimin e fushatës elektorale për Bashkinë e Beratit.

Maliqi deklaronte se me një të deleguar të tillë, PD e ka të sigurtë humbjen në Berat.

Ky i mjaftit, mik i Erion Veliajt, ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh, duke i thënë se Lefter Maliqi s’fiton në Berat. Sot, në një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht: askush nuk fiton dot në Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj”, shprehet Maliqi.

Lefter Maliqi më tej është shprehur se me pesimistë të tillë si Kadilli kanë degraduar PD.

Të nderuar miq, fytyra të kalbura, të pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kadilli janë ato që e çuan dhe po e mbajnë PD në opozitë. Turp të kesh z. Kadlili! Mos rri kafeneve në Tiranë, por zbrit në bazë! Mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për çdo votë! Ne jemi optimist dhe më të fortë se kurrë! Përpara!”, deklaronte Maliqi në vitin 2015./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi i vaksinimit/ Manastirliu flet me shifra

Publikuar

-

Nga

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit në vendin tonë dhe deri tani janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces.

“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve  664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë”, shkruan Manastrliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE