LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grida Duma pranë qytetarëve/ Të jesh nënë e të sakrifikosh për një pagë…

17 Prill 2021, 11:35, Politikë CNA
Grida Duma pranë qytetarëve/ Të jesh nënë e të

Kandidatja e listës së PD, Grida Duma thekson se prioriteti i PD janë rrogat e larta, ndihma për familjet e reja dhe fëmijët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duma thekson se të jesh nënë e të sakrifikosh për një pagë të ulët 8-10 orë në ditë, është realiteti në Shqipëri.

?Të jesh nënë e të sakrifikosh për një pagë të ulët 8-10 orë në ditë sepse edhe ato pak lekë janë domosdoshmëri për familjen është realiteti? Partia Demokratike do të ulë taksat e biznesit dhe detyrimisht kjo do t’u kthehet punonjësve. Do t’i japim hapësirë biznesit që të rrisë pagat për punonjësit duke e taksuar shumë herë më pak. Prioriteti ynë janë rrogat e larta, konsumi i lartë për çdo qytetar, ndihma me bursa studimi për të rinjtë, ndihma për familjet e reja, fëmijët etj. Taksat e shqiptarëve do t’i kthehen shqiptarëve!?, shkruan Duma.

Lajmet e fundit nga