Connect with Us

Ekskluzive-Lista e drejtorëve të PD/ Zbulohen emrat e Korçës

Politikë

Ekskluzive-Lista e drejtorëve të PD/ Zbulohen emrat e Korçës

Publikuar

-

Kur ende nuk është mbyllur fushata elektorale, partitë e opozitës kanë filluar ndarjen e posteve.

Interesat e shumë militantëve, por edhe qëndrimi në Opozitë ka bërë që të kërkojnë maksimunin nga pushteti i nesër i mundshëm, por që ngelet një ëndërr e bukur edhe pse ëndërr ajo mund të bëhet realitet.

               Ervin Salianji

Palët politike që të nxisin militantët dhe angazhimin e tyre, premtojnë shumë jo vetëm publikisht, por edhe individualisht.

Janë gati të bëjnë çdo gjë, të kontaktojë edhe persona me precedentë penalë, të burgosur, “të fortë” të cilëve ju premtohet garanmci nga policia apo mbështetje në rast se ata u sigurojnë votat.

Më tej premtimet shkojnë tek drejtuesit lokalë duke ju kërkuar që të     angazhohen fort pasi do jenë drejtorët e nesërm të qeverisjes, ku do mundin të zgjidhin hallet e tyre ekonomike.

Rasti i premtimeve dhe mbylljes së listës të drejtorave rajonalë në Korçë është një fakt publik i pranuar edhe nga drejtuesit qëndrorë të PD.

Qerosi shtron drekën me Spahon/ Fjalimi i tij epik
            Edmond Spaho

Disa ditë më parë sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi shkoi me urgjencë në Korçë dhe mblodhi kryesinë dhe shtabin elektoral në prani të kandidatëve për deputetë, pas shumë sherreve dhe përplasjeve bëri apel për bashkim dhe se ata që kanë marrë premtime se do jenë drejtorë, thjesht nuk do i marrin kurrë ato poste.

CNA.al ka mundur të zbulojë listën e atyre personave që Ervin Salianji apo Edmond Spahu ju kishin premtuar poste drejtuese    dhe ishin gati me lugën ne brez, por tashmë ndjehen të hidhëruar ashtu si dhe kreu lokal i PD Andrea Mano që u la me gisht në gojë duke u vendosur në fund të listës së kandidatëve.Lista do ketë edhe shtesa e dnryshime të mundshme sipas të dhënave që vijnë nga PD-ja lokale.

LEXO EDHE:  Protesta/ Si po gënjen PD për pjesëmarrjen

Lista joformale e Drejtorëve të PD në Korçë, në rast fitoreje:

Enina Face, Prefekte

Aurel Fidani, Drejtor Zyra e Punës

Perparim Kutrrolli (Pularia), Drejtor dogane Kapshticë

Marsel Sulce, AKU

Niko Doku, Patentat

Junik Dushku, Tatimet

Devi Osmani, Sigurimet Shoqërore

Mateo Balli, AZHBR

Alketa Pasholli, Drejtore Arsimi

Mirela Qeleshi, Sigurimet Shëndetësore

OSHEE, Hpotekë, Pyjore,  LSI dhe disa drejtori të tjera për aleatët (vijon).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD/ Imami: Kandidatin tonë do e prezantojmë pasnesër

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD/ Imami: Kandidatin tonë do e prezantojmë pasnesër

Ish-deputeti Arben Imami ka treguar se “Grupi për PD-në” do ta prezantojë pasnesër kandidatin e tyre për kryetarin e ri të PD.

Imami tha në emisionin “Repolitix” se grupimi ku bën pjesë nuk do të përjashtojë askënd por do të zgjedhë kolegjialisht një kandidat që do ta duan të gjithë.

“Ne do ta deklarojmë kandidatin tonë pasnesër paradite. Asnjë figurë nuk përjashtohet. Do dalë kandidati dhe do jetë kandidati ynë. Ne po përpiqemi, e kemi relativisht idenë se kush do të jetë. Po konsultohemi dhe më gjerë. Do dalë kandidati pasnesër dhe po përpiqemi të nxjerrim një kandidat kolegjialisht dhe jo vetëm për të nxjerrë një kandidat se do donte dikush”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ledio Braho: Vendimi për pavlefshmëri të zgjedhjeve kërkon 4 vota pro

Publikuar

-

Nga

Basha i quajti shërbëtorë të Ramës/ Reagon anëtari i KAS: S'kam pasur presion

Ledio Braho, anëtar i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave thotë se deri tani KAS ka rrëzuar tri kërkesa të bërë nga LSI dhe PD për të administruar prova që sipas tyre do të faktonin manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas z. Braho neni 137 i Kodit Zgjedhor u jep mundësi palëve që KAS të administrojë prova që palët nuk janë në gjendje t’i sigurojnë dhe vendimi mund të merret me shumicë nga pesë anëtarët e KAS.

Por për të shpallur pavlefshmërinë e një qarku të caktuar siç kanë kërkuar PD dhe LSI, ligji parashikon që vendimi merret vetëm me katër vota pro.

“Për pavlefshmëri të zgjedhjeve duhen 4 vota pro, nuk mjafton një votimi 3 me 2”, tha z. Braho.

Ai thotë se partitë kanë paraqitur disa prova dhe kërkojnë që KAS të mundësojnë sigurimin e provave të tjera pasi kishin vetëm 5 ditë kohë për të ankimuar rezultatin dhe kjo kohë nuk mjaftonte për të siguruar prova.

Kandidati i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela pretendon se në shumë qendra votimi ka mos përputhje shifrash.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE – ‘Kaubojsi’ ikën nga Rama/Në krye të Partisë së Emigrantëve

LEXO EDHE:  Probleme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Elbasan/ Balla: PD po pengon procesin

Sipas tij nëse KAS do të marrë një vendim të pandikuar politik, atëherë LSI do të duhet të marrë një mandat në Berat.

“Nga këqyrja rezultojnë shkelje dhe mospërputhje të rënda. Në shumë kuti votimi ka më shumë vota nga procesverbali. Janë hapur 24 qendra votimi dhe ka mospërputhje të mëdha”, deklaroi ai.

Greta Meta, Shoqata për Kulturë Demokratike thotë se ka vërejtur që deri tani LSI ka paraqitur prova ndërsa PD ka më shumë perëndime të përgjithshme./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Humbjet e Bashës/ Kadilli: Le të ikë se e marr unë përsipër mbojten e votës

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Kadilli: Le të ikë se e marr unë përsipër mbojten e votës

I vetëshpallur kandidat për kreun e PD Fatbardh Kadilli ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit ku i cilëson të pa drejta dhe të pa barabarta. Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjegjjeve që ka bërë Rama herë pas here.

Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në “A Show” Kadilli kërkoi përsëri largimin e Bashës ku shtoi se mbrojtjen e votës do ta marrë vetë përsipër ai.

Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka. Unë shpresoj shumë që këtë radhë të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

Unë shikoj te Rama të gjithë elementët e Erdoganizmit dhe Putinizmit, po prapë jemi goxha larg. Po marrë vetëm patronazhiastët, shoqëria shqiptare reagoi dhe e ka antidotin më të fortë se dy shoqëritë, në Turqi dhe Rusi. Këtu nuk ka ndodhur që të vritet ndonjë gazetar.

E ka fajin ai që ka vjedhur por nëse mua më vidhet lopa e ka fajin dhe ai që nuk ruan lopën.  Aq më tepër kur e ka të përsëritur. Le të ikin Basha se e marr unë përsipër mbrojtjen e votës. Dhe nuk fshihem pas faktit që më kanë vjedhur.

Nuk mund të mos jetë Basha përgjegjës, e para që nuk ngriti dot frymë dhe e dyta që lejoi që të vidhen zgjedhjen”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE