LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

17 Prill 2021, 14:06, Politikë CNA
“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

?Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët?, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga