LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pozicionuar në vijën e zjarrit/ Kodheli e bindur: Do e thyej hersin

17 Prill 2021, 16:23, Politikë CNA
E pozicionuar në vijën e zjarrit/ Kodheli e bindur: Do e thyej hersin

Mimi Kodheli, e cila renditet në vijën e zjarrit, në vendin e 21 në Tiranë ka shkaktuar një sërë reagimesh.

Vetë Kodheli është shprehur se nuk ka asnjë hatërmbetje me kryeministrin Edi Rama dhe se sipas saj pozicionimi në këtë vend është diskutuar më herët.

Në një intervistë për ?Kjo Javë?, kandidatja e PS u shpreh e bindur se do ta thyej hersin në Tiranë dhe do të arrijë të marrë besimin e qytetarëve.

?Unë besoj se do ta thyejmë hersin. Jam çdo ditë e më shumë e bindur, sepse shoh një mbështetje të madhe tek qytetarët. Unë jam një person me këmb në tokë dhe nuk them gjëra që kanë hiperbolë brenda. Unë them se do e thyej hersin.

Unë vi me vlerat dhe moralin që kam si person. Unë e kam të drejtën t?i përdor këto dy gjëra që më karakterizojnë. Kjo më bën të mos jem në ankthin e axhetimit që njerëzit kanë në periudhën e fushatës. Unë dua të mbaj edhe këtë që kam arritur, sepse është e lehtë të arrish diçka, dhe e vështirë ta mbash.

Ka qenë diskutim që e kam bërë paraprakisht me Ramën. Ka qenë konstrukltiv që pse duhet të isha në atë pozicion dhe nuk ka pasur asnjë hatër. Nuk kam qenë i vetmi i ?maxhentalizuar? ka pasur edhe të tjerë. Ka qenë një logjikë e guximshme e lidershipit të PS?, tha Mimi Kodheli./CNA.al

Lajmet e fundit nga