Connect with Us

Duel për finalen e FA Cup, Chelsea dhe Man.City përballen në Wembley

Premier Liga

Duel për finalen e FA Cup, Chelsea dhe Man.City përballen në Wembley

Publikuar

-

E shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kategoria Superiore, pasi sot në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfida të Serie A, Bundesligas dhe FA Cup. Pikërisht  në Kupën e Anglisë luhet edhe sfida më interesante e ditës. Në Wembley Chelsea do të sfidojë Manchester City-n në një ndeshje ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni. Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions-it. Citiziens synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha kartat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Chelsea shikon te FA Cup mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion pasi në Champions misioni është shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Parashikohet një duel i zjarrtë në mitikun Ëembley sot pasdite në orën 18:30 kjo edhe për faktin se luajnë dy nga skuadrat që kanë fituar më shumë në Angli në 5 vitet e fundit. Në Serie A mungojnë duelet e skuadrave të mëdha, teksa vëmendjen më të madhe e merr takimi mes Sassuolos dhe Fiorentinës ndërkohë që një përballje direkte për mbijetesën është ajo mes Cagliarit dhe Parmës. Në Gjermani në orën 15:30 Bayerni do të ketë mundësinë ideale për të vrarë përfundimisht kampionatin pasi në rast suksesi ndaj ujqërve do ta thellonte në +7 avantazhin ndaj Leipzig, 5 javë para fundit të sezonit. Në orën 18:30 në kanalin Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Koln.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Merkato në Madrid, Evertoni dhe Ancelotti projektojnë goditjen e madhe

Publikuar

-

Nga

Everton ka ambicie të mëdha. Drejtuesit e klubit anglez i kanë besuar pankinën një emri të madh si Carlo Ancelotti, teksa nuk ka munguar merkato cilësore.

Ekipi e filloi mirë kampionatin dhe gjatë gjithë kohës ka qenë afër objektivit Champions League, por ndeshjet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive.

Tifozët presin një skuadër edhe më të fortë sezonin e ardhshëm, ndërsa drejtuesit janë gati t’i dhurojnë një futbollist të madh trajnerit Ancelotti.

El Chiringuito raporton se Everton është futur në garë për Gareth Bale. Ylli uellsian po luan i huazuar te Tottenham, por klubi londinez nuk ka ndërmend të shpenzojë për të.

As te Real Madrid nuk e duan më. Klubi nga Liverpuli po përgatit një ofertë, teksa Ancelotti shpreson të punojë sërish me Bale, pas aventurës të suksesshme në La Liga me Realin.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Shpikja” e Guardiolës ndaj PSG-së, ja pse është trajneri më i mirë në botë

Publikuar

-

Nga

Ruben Dias ishte muri i pathyeshëm që i dha një dorë të madhe Manchester City-t në kualifikimin për finalen e Champions League. I rritur te ekipi i Benfikas, mbrojtësi nuk e mendoi dy herë punën me trajnerin Guardiola pas interesimit që mbërriti në Portugali.

Guardiola i besonte së tepërmi Dias dhe besimi u shpërblye. Në ndeshjen e fundit kundër PSG, futbollisti 23-vjeçar u shpall si lojtari i ndeshjes. Më poshtë mund të gjeni edhe performancën e tij teksa u shndërrua në murin e pakalueshëm.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Kur Aguero premtonte Champions League në vitin 2014

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti u kualifikua për herë të parë në histori në Ligën e Kampioneve, teksa do të presë fituesin e çiftit Çelsi-Real Madrid.

Megjithatë menjëherë pas kualifikimit të Sitit, në mendjet e tifozëve të Sitit ka ardhur një deklaratë e bërë nga sulmuesi i tyre, Serxho Aguero në vitin 2014. Asokohe sulmuesi argjentinas, i dashuruar me skuadrën angleze, para tifozëve deklaronte: “Unë do të qëndroj këtu deri sa të fitojmë Ligën e Kampioneve.”

Tashmë fitimi i trofeut është vetëm një ndeshje larg, teksa Aguero ka njoftuar zyrtarisht largimin në fund të sezonit. Në këtë situatë, tifozët e Sitit kanë filluar të ëndërrojnë për fitimin e Champions-it, ku do të ishte si një profeci e sulmuesit.

LEXO TE PLOTE