LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do i'u çliroj vendin e marrë peng”/ Basha zotohet para krutanëve

17 Prill 2021, 15:29, Politikë CNA
“Do i'u çliroj vendin e marrë peng”/ Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Krujës.

Basha u ka bërë thirrje krutanëve të votojnë numrin 9, për të çliruar vendin e marrë peng nga një qeveri që u ka vënë lakun në fyt.

?Rruga e të rinjve shqiptarë është bllokuar nga një njeri dhe shpura e tij. 8 vjet lakun në fyt, për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, dhe pasuri marramendëse për një grup oligarkësh.

Ka marrë peng për një kohë të gjatë, edhe gjënë më të shtrenjtë, shpresën. Shpresën dhe besimin.

Sot në kryqyendrën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, buçet thirja për ta çliruar Krujën, nga 8 vjet vuajtje.

Votoni numrin 9 për sakrificën 30 vjeçare, ju kryeqytetasit e parë. E ndjej etjen për ndryshim, e prek entuzizmin tuaj, e ndjej që shqiptarët janë të bashkuar për ta larguar një orë e më parë Edi Ramën?, tha ai./CNA.al

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga