Connect with Us

“Djali i Monikës, që, s’di as rrugët e Korçës”/ Fryhet para qytetarëve dhe kërkon vota

Politikë

“Djali i Monikës, që, s’di as rrugët e Korçës”/ Fryhet para qytetarëve dhe kërkon vota

Publikuar

-

Ofertë nga PS për qeverisje?/ Kryemadhi: Nuk ka më lule nga shoku Ropi

Në këtë fushatë elektorale, një pjesë jo e vogël e kandidatëve për deputetë, po garojnë në zona, që kanë qenë vetëm për shëtitje, kafe apo fundjavë.

Në zona, që nuk i njohin problematikat dhe që nuk i lidh asgjë me ata njerëz që banojnë atje.

Një nga kandidatët është edhe Endrit Braimllari i LSI-së, i cili garon në Korçë, por që po bëhet më i pabesueshmi në këtë fushatë.

Braimllari ka lindur në Tiranë dhe ka studiuar po në kryeqytet. Pra, të gjithë aktivitetin e tij jetësor, e ka në Tiranë.

Ndërsa sot del dhe bën fushatë në Qarkun e Korçës, në fshatrat atje. Deri këtu është “ok”, se është e drejta e tij si kandidat apo si përfaqësuese i një force politike, të bëjë fushatë dhe të kërkojë vota.Hajdutëria ka kapur kulmin/ Braimllari nxjerr videon: Rama gllabëroi 20 milionë euro për 4 kilometër rrugë

Por, çështja është se del dhe fryhet, flet për problemet e banorëve të Korçës, lëshon akuza dhe bën padi kundër kundështarëve politikë, pa ditur asgjë me ata njerëz, të cilëve ai premton se LSI do iu ndryshojë jetën.

Dhe për këtë arsye në çdo gjë që bën dhe thotë del blof. Është tjetër gjë të bësh politikë, tjetër gjë të gënjesh siç bën Braimllari.

Fillimisht bëri thirrje kundër hapjeve të vendeve të reja të punës, sulmoi biznesin, doli kundër banorëve të zonave të Maliqit, më pas doli kundër procesit të legalizimit.

U bëri thirrje banorëve që mos të pranonin cerifikatat e legalizimit.

LEXO EDHE:  E humbet Monika Kryemadhi/ Përsërit vetveten

Dhe së fundmi regjistroi bëmën e radhës, duke u tallur me qytetarët me dërgimin e padive boshe në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Braimllari del dhe thotë se Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.

“Socialiastët kanë një siguri për veten e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, Lëvizjen Socialiste për Integrim”, shprehet Braimllari.

Dhe sërish tallet Braimllari, në një kohë kur vetë të LSI-së, nuk ju besojnë, ai del dhe flet për socialistët e pakënaqur.

Jo vetëm socialistët e pakënaqur, megjithëse është në të drejtën e tyre të shkojnë ku të duan,  por asnjë qytetarë në Korçë, nuk mund t’i besojë Braimllarit, i cili tallet me padi-paçavure.

Qytetarët e Korçës, si nga e majta apo edhe nga djathta, i kanë kandidatët e tyre, kanë ata që kanë lindur dhe jetuar atje, që i njohin nga afër, që njohin me themel çdo problem të tyrin dhe nuk mund t’i besojnë Braimllarit që jeton atje vetëm disa ditë fushate.

Kryesore është të mos humbë në fshatrat e Korçës, si për herë të parë atje edhe mund të ndodhë të mos gjejë rrugën për t;u kthyer ditën e humbjes me 26 Prill./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Zbardhet lista/ Ja emrat e kandidatëve për deputetë të LSI

LEXO EDHE:  Klevis Balliu është bashkuar me LSI?/ Ish-deputetja shuan zërat: Nuk do na bënte keq si figurë

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Akuza e Kryemadhit / Rama të mos justifikohet, Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës

LEXO EDHE:  Shqipëria, fiton pa Ramën, Lulin e Metën

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Akuza e Kryemadhit / Rama të mos justifikohet, Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës

LEXO EDHE:  Klevis Balliu është bashkuar me LSI?/ Ish-deputetja shuan zërat: Nuk do na bënte keq si figurë

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE