Connect with Us

Covid-19 i pamëshirshëm/ Ndërron jetë shkrimtari i njohur

Aktualitet

Covid-19 i pamëshirshëm/ Ndërron jetë shkrimtari i njohur

Publikuar

-

Shkrimtari, poeti, mësuesi dhe gazetari Sënder Temali ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ai lindi në Shkodër më 30 korrik 1946 ku për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme.

Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë” si dhe si publicist nderohet me çmime lokale e kombëtare.

Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës.

Në vitin 2015 me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi çmimin “Adem Demaçi”. Pen Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohjen e tij.

LEXO EDHE:  Mbi 4 mijë të infektuar me Covid-19/ Ja sa raste janë konfirmuar në 24 orët e fundit

Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Që nga viti 1971 botoi 20 vëllime më vete në poezi e prozë. Ka të përfunduar në dorëshkrim romanin “Hotel Univers”, vëllimet me poezi “Vajza që nuk putha” dhe me tregime “Ngjarje në plazhin nudo”, përmbledhjen me novela “Studentja nga Shkodra” si dhe monodramën “Vijmë në këtë botë për t’u gënjyer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Kosovë/ 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Malaj: Ai ka pasur ditë të vështira

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tiranë, qytetari kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Publikuar

-

Nga

Një qytetar në Tiranë është duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia e një pallati pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po negocion me qytetarin që të tërhiqet nga kryerja e këtij  veprimi ekstrem.

“Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE